Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.
Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.
Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant.
Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.
S. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment