Test midle sidebar

Pages

Powered by Blogger.

Latest Post

Showing posts with label Health. Show all posts
Showing posts with label Health. Show all posts

5 gjërat për të cilat njerëzit pendohen para vdekjes !!!

Written By Info Zone on Friday, August 17, 2012 | 6:02 AM


Infermierja Bronnie Ware, e cila gjatë tërë jetës ka punuar si infermiere në një spital në Australi, ka shkruar një libër me eksperiencat e saj me pacinetët në fund të jetës së tyre. Ja pesë "pishmanlliqet" kryesore:

1. "Sikur të kisha kurajon që të jetoja jetën duke u munduar të realizoja idealet e mia". Sipas Ware, shumica e njerëzve në fund të jetës e shohin që nuk kanë arritur shumicën e synimeve.

2. "Sikur të mos kisha punuar aq shumë". Shumica e burrave pendohen për faktin që nuk ju kanë ndarë shumë kohë familjes dhe miqve.

3. "Sikur të kisha arritur të shprehesha ashtu siç ndjeja". Shumica e njerëzve, për të ruajtur marrëdhëniet e mira me të tjerët, shtypin ndjenjat dhe kjo ju ngel fiksim.

4. "Sikur të kisha vazhduar marrëdhëniet e mira me miqtë". Vetëm kur vjen vdekja, njerëzit e kuptojne se duke u fokusuar së tepërmi në jetën e tyre personale, ata harrojnë miqtë. Sipas Ware, pak para vdekjes, njerëzit më shumë i merr shumë malli për shokët e vjetër.

5. "Sikur ti kisha dhënë vetes mundësi për të qenë më i lumtur". Shumica e njerëzve, në fund të jetës e kuptojnë se lumturia në fakt është një zgjedhje. Dhe shumica pendohen për zgjedhjet e tyre.
 

Caji i mali dhe vetit kuruese te tij.

Written By Info Zone on Thursday, August 16, 2012 | 3:49 PM

Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.

Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant.

Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.

S. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.

Nga se vdesin më shumë njerëzit në botë? 20 arsyet kryesore !


Cilat mund të jenë shkaqet më të mundshme për të cilat njerëzit i thonë lamtumirë kësaj bote? Raporti i “Këshillit Kombëtar të Sigurisë", një organizatë amerikane për shëndetin publik, duke analizuar statistikat, ka siguruar një listë të shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë. Ja cilat janë 20 prej tyre, sipas renditjes:

20. Goditja nga rrufeja. 1 vdekje në 81.701.

19. Thumbi nga bleta apo grenzat. 1 vdekje në 62.950.

18. Nga Stuhia. 1 vdekje në 51.199.

17. Nga të nxehtit e madh. 1 vdekje në 6.174.

16. Aksident me armë zjarri. 1 i vdekur në 5.981.

15. Aksident ajror. 1 i vdekur në 5.862.
14. Aksident me biçikletë. 1 i vdekur në 4.147.

13. Zjarret. 1 i vdekur në 1235.

12. Mbytjet. 1 i vdekur në 1.073.

11. Aksident me motor. 1 i vdekur në 802.

10. Goditje me makinë. 1 i vdekur në 623.

9. Vrasje me armë. 1 i vdekur në 300.

8. Aksident fatal me makinë. 1 i vdekur në 272.

7. Rëniet. 1 i vdekur në 184.

6. Helmimi aksidental. 1 i vdekur në 139.

5. Plagët e vetë-shkaktuara. 1 i vdekur në 115.

4. Aksident trafiku. 1 i vdekur në 85.

3. Infarktet. 1 i vdekur në 28.

2. Tumoret. 1 i vdekur në 7.

1. Sëmundjet kardiake. 1 i vdekur në 6.

Seks 2 herë në javë, që ta mbani zemrën të re

Të bësh seks të paktën dy herë në javë, ul rrezikun e infarkteve në zemër. Kjo është një ndër ato "sakrifica" që duhen bërë për shëndetin.

Seksi në këtë mënyrë, duket se është zgjidhja për ta mbajtur zemrën tuaj të re.

Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët në Institutin e Neu England Research (Massachusetts), të publikuar në gazetën Amerikane të Kardiologjisë, të bërit seks dy herë në javë ul me 45% rrezikun e pësimit të një infarkti në zemër ose zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Hulumtuesit amerikanë kanë përfshirë më shumë se 1.000 burra të moshës mes 40 dhe 70 vjeç, të cilët ishin pjesë e një projekti afatgjatë, i cili filloi në vitin 1987.

Të gjithë pjesëmarrësit u ndoqën për 16 vjet, dhe u pyetën se sa herë kanë pasur marrëdhënie seksuale gjatë javës, muajit dhe vitit.

Testet klinike, të cilëve ata iu nënshtruan, përfshinë edhe kontrollin e shëndetit të zemrës, apo praninë e mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet e këtij studimi treguan se ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kishin më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare se sa ata që në vend të kësaj kanë pasur marrëdhënie seksuale një herë në muaj apo edhe më pak.

Ngrënia e arrave, për spermë të shëndetshme

Sipas një studimi të fundit të biologjisë së riprodhimit, është ardhur në përfundim se arrat janë të preferuara “për shëndetin e spermës tek meshkujt e ri”.

Studimi është fokusuar për 12 javë rresht tek disa të rinj dhe është arritur në përfundim se arrat kanë efekt shumë të mirë për një spermë të shëndetshme.

Dr. Allan Pacey, nga Universiteti i Sheffieldit, thotë se ky studim mund të duket paksa qesharak për shumë njerëz, por ai është i vërtetë.

“Mund të jetë paksa qesharak për njerëzit, por evidencat që kemi marrë tregojnë se të ngrënit e arrës është një mënyrë e shkëlqyeshme për spermë vitale e të shëndetshme”, tha ai.

Studimi është kryer në 117 meshkuj të moshave nga 21 deri në 35 vjeç.

Ndotja shkakton 14 mijë viktima cdo ditë !

Written By Info Zone on Wednesday, August 15, 2012 | 4:08 PM

Cdo ditë të paktën 14 mijë persona vdesin në të gjithë botën nga sëmundje që lidhen me ujin, ajrin dhe ushqimin e ndotur me lëndë kimike tepër të rrezikshme për shëndetin. 

Po kush janë zonat më të ndotura në të gjithë globin? Le të shohim një listë me 10 prej tyre, të konsideruara nga organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë si “zonat vdekjeprurëse”:

10) Kabwe, Zambia – Galeritë e para për nxjerrjen e zinkut nga kjo zonë datojnë që nga viti 1902 dhe zgjatën deri në vitin 1994. Mijëra persona humbën jetën gjatë kësaj periudhë për shkak se hapja e minierës ndoti ujërat nëntokësore që furnizonin qytetin me ujë të pijshëm. Niveli i toksikimit mbetet ende alarmant, ndërkohë që tek fëmijët gjurmët e helmimit janë fatale.

9) Chernobyl, Ukrainë – Vendndodhja e aksidentit më të rëndë bërthamor. 20 vjet më vonë niveli i lëndëve toksike në ujë, ajër dhe ushqimet bimore është tepër i lartë. 5 milionë banorë banojnë në zonën e prekur Chernobyl. Numri i personave që ndërrojnë jetë në moshë të re për shkak të kancerit dhe lindjet me defekte mbeten alarmante.

8) Norlist, Rusi – Vendndodhja më e madhe në botë e përpunimit të metalit që emëton cdo vit 2 milion ton dioksid sulfurik. Jetëgjatësia e personave që punojnë në këtë kompleks është 10 vjet më e ulët se mesatarja kombëtare e Rusisë, 15.8 përqind e vdekjeve mes fëmijëve lidhen me problemet me frymëmarrjen.

7) Dzerzhinsk, Rusi – 300 mijë ton lëndë kimike janë grumbulluar në këtë zonë që nga viti 1930 deri në 1998. Në disa zona niveli i dioksinës në ujë është 17 milion herë më i lartë se maksimumi i lejueshëm. Në vitin 2003 numri i vdekjeve ishte 260 përqind më shumë se ai i lindjeve, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare për banorët është deri në 42 vjec.

6) La Oroya, Peru - Rreth 35 mijë banorë thithin cdo ditë ajrin e ndotur me grimca metalike. 99 përqind e popullsisë ka nivelin e toksimit në gjak mbi normat e lejueshme, vdekjet në moshë të re gjithnjë e më të shumta dhe shkatërrim i prodhimeve bujqësore për shkak të shiut acid.

5) Vapi, Indi – 400 kilometër tubacion për shkarkimin dhe depozitimin e mbetjeve toksike industrial ka shkretuar zonat nëpër të cilat kalon. Mes lëndëve të dëmshme janë cianid, pesticidet dhe lëndë të tjera helmuese. Mërkuri në ujin e pijshëm është 96 përqind më i lartë se standardi ndërkombëtar. Numër alarmant vdekjesh që vijnë nga sëmundjet respiratore dhe kanceri.

4) Sukinda, Indi – Zona që prodhon 97 përqind të kromit në vendin e madh aziatik. 30 milion ton shkëmbinj të zhvendosur që kanë prekur një zonë të gjërë gjeografike. Niveli i kromit hekzavalent rreth 60 përqind më i lartë se standardi ndërkombëtar. 2.6 milion njerëz të prekur nga kjo “katastrofë”.

3) Tianying, Kinë – Zona që siguron prodhimin më të madh të plumbit në të gjithë Kinën, prania e të cilit në ajër është 10 herë më e lartë se standardi shëndetësor kombëtar në Kinë. 140 mijë njerëz të prekur nga kjo ndotje.

2) Linfen, Kinë – Siguron 2/3 e prodhimit kombëtar të qymyrit në Kinë. Ajri më i ndotur në rang kombëtar (ndoshta më i ndoturi në botë). Falë industrisë, ajri është “i pasuruar” me arsenik dhe dioksid sulfurik. 3 milion banorë të prekur nga ndotja, jetëgjatësia mesatare në nivele të ulta dhe nivele alarmante të toksikimit tek fëmijët.

1) Samgyit, Azerbajxhan – 40 punishte të grumbulluara në të njëjtën zonë, që të gjitha merren me përpunimin e lëndëve kimike, tepër helmuese. Emëtojnë në mjedis 12 mijë ton lëndë toksike vdekjeprurëse. 250 mijë persona, të prekur nga kanceri. Mundësia për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje në këtë zonë është 51 përqind më e lartë se standardi ndërkombëtar.

SHBA, qëllon veten në të pasme në kinema


Një burrë amerikan ka qëlluar veten në të pasme aksidentalisht kur po shihte filmin ‘The Bourne Legacy’ në një kinema të Nevadës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

56-vjeçarit, gjatë kohës që po u rehatonte në karrige, i ra arma nga xhepi dhe u shkrep kur u përplas në tokë. Pasi u plagos, burri kërkoi falje dhe u largua menjëherë nga kinemaja për tu mjekuar në spital.

Policia bëri të ditur për mediat amerikane se në kinema nuk ka pasur panik, përveç habisë në momentet e para pas shkrepjes. Të gjithë e kuptuan që bëhej fjalë për një incident të çuditshëm.

Kjo ngjarje vjen vetëm një muaj pas tragjedisë në një kinema të Denverit ku një burrë vrau 12 persona dhe plagosi 58 të tjerë gjatë shfaqjes së filmit ‘Batman: The Dark Knight Rises’.
 

Konsumimi i të kuqve të vesë i dëmshëm si duhani

Shkencëtarët kanë zbuluar një të vërtetë të re për vezët. Sipas të dhënave të tyre, konsumi i të kuqve të vesë është i dëmshëm sa duhani, sepse shton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Problemi qëndron tek rreziku i humbjes së elasticitetit të mureve të arterieve. Kjo gjendje karakterizohet nga formimi i depozitave në muret e brendshme të arterieve p

ër shkak të kolesterolit. Ky çrregullim quhet arteriosklerozës.

Në studim janë përfshirë 1231 njerëz, mosha mesatare e të cilëve është 61.5. Dr David Spence nga Universiteti Western Ontario rezultatet e studimit i ndërlidhi me rreziqet e sulmeve në zemër dhe në tru.

Me ultratinguj është matur sipërfaqja e depozitave, ndërsa pacientët është dashur të plotësojnë një anketë për stilin e jetës së tyre.

Rezultatet treguan se shtresa sipërfaqësore rritet në aspektin linear me vite, pas moshës 40 vjeçe, kështu që rritja është më e theksuar tek njerëzit që pinë duhan apo konsumojnë të kuqët e vesë.

Njerëzit të cilët kanë ngrënë tri herë pjesë të tilla të vesë kishin më shumë depozita se ata që kanë ngrënë maksimalisht dy depozita shumë të mëdha sesa ato që kanë ngrënë më shumë se dy a yolks javë.

Rezultatet e hulumtimit nuk bazoheshin tek gjinia, shtypja e gjakut, kolesteroli, duhani, indeksi i masës trupore dhe diabeti.

Femrat ëndërrojnë më shumë se meshkujt

Një studim i ri tregon se ëndrrat e femrave zgjatin më shumë se ato të meshkujve. Në ëndrrat e gjinisë të fortë ka më shumë agresivitet dhe dhunë, ndërkohë që në ëndrrat e grave shfaqet një numër më i madh i karaktereve.
Gratë ëndërrojnë barabartë anëtarët e të dy gjinive, ndërsa burrat janë më të prirë për të ëndërruar meshkujt.

Përveç këtyre dallimeve, është dëshmuar se edhe meshkujt e edhe femrat ëndërrojnë shpesh se partnerët i tradhtojnë. Arsyeja për ëndrrat e tilla është frika nga vetmia dhe humbjet ndaj të cilave të dy gjinitë nuk janë imunë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ëndrra njerëzore zgjatë mesatarisht 5-12 minuta. Një njeri harxhon vjet në ëndrra, ndërsa ato harrohen më së shpeshti pas zgjimit. Numri më i madh i ëndrrave që nuk mund të harrohen kanë të bëjnë me dremitjet e pasdites

Si t’i largoni ngërçet prej këmbëve!

Shkas potencial i ngërçeve në muskuj mund të jetë ushqimi , mungesa e hidratimit të organizmit.
Nëse e ndjeni veten të plogësht dhe nën depresion, se ndjeni mundim dhe vjellje, atëherë kemi të bëjmë me mungesën e magnezit. Deri tek një deficit i tillë mund të vjen edhe shkaku i përdorimit të tepërt të alkoolit dhe ushqimit jo të shëndoshë.
Për të mos ndjerë mungesën e magnezit, konsumoni perime me gjethe të gjelbra, fara, ujë mineral dhe mish peshku. Krahas magnezit keni nevojë edhe për kalium, kalcium dhe natrium, që do t’i kompensoni, duke konsumuar banane, prodhime të qumështit dhe mish peshku.
Njëri nga shkaktarët e tjerë është aktiviteti i tepruar fizik si dhe djersitja. Me këtë rast, është e nevojshme që gjatë dhe pas ushtrimeve organizmin ta furnizoni me lëngje, jo vetëm me ujë.

Kushtet atmosferike dhe hëna - a janë fajtorë për netët e pagjumë?

Ndoshta. Hëna e ndërron magnetizmin e tokës. Njerëzit e ndjeshëm nuk mund të flenë në kohën me hënë të plotë, kurse të tjerët në kohën me erë të fortë apo nga depërtimi i fortë i rrezeve të dritës.
Pse aq shumë njerëz flenë keq? Arsyet janë të shumta: shqetësimi, frika, fjalosja, problemet me mjete materiale ose hallet për të ardhmen. Pasoja: as në gjumë nuk mund të pushojmë së menduari. Me këtë stimulohen qelizat nervore në tru, të cilat sinjalizojnë: Kujdes! Zgjohu!
Një e katërta e të gjitha çrregullimeve të gjumit shkaktohet nga sëmundjet: nga dhembjet, nga tensioni i ulët i gjakut, nga çrregullimet hormonale, nga astma ...
Në 70 për qind të rasteve "struktura e fjetjes" gjenetikisht është e kushtëzuar.
Nëse zgjatë më shumë se 4 muaj, mangësia e gjumit ndikon keq te të menduarit, te kreativiteti dhe inteligjenca E zmadhon mundësin e infarktit, ndërsa sistemi imunologjik dobësohet.
Nga mjeku duhet kërkuar ndihmë ai që nuk mund të flejë për gjysmë ore, ai që fle më pak se 6 orë, edhe pse i duhet më shumë gjumë, ai që natën zgjohet së paku dy herë ose ai që zgjohet në orën 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flejë më.

Kripa. Asnjë kokrrizë dëm!

Njihen më shumë se 14 mijë mënyra të përdorimit të kripës dhe disa nga ato përdoren ende.

* Zierja e vezëve në ujë me kripë bën që ato, edhe po të çahen, nuk derdhen dhe qërohen lehtë.
* Freskia e vezës mund të kontrollohet, duke e hedhur në ujë me kripë: veza e freskët zhytet, e dyshimta mbetet mbi ujë.

* Mollët, dardhët dhe patatet e porsaqëruara, hidhini në ujë të ftohtë me kripë, që të ruajnë ngjyrën.
* Filxhanët dhe çafkat pastrohen nga shtresa e mbeturinave të çajit e të kafesë me një sfungjer të lagur me kripë.
* Enët e qelqit bëhen më transparente e më të shkëlqyera, po të lahen në ujë të vakët me kripë dhe të shpëlahen në ujë të ftohtë të zakonshëm.
* Me ujë të kripur lahet mirë edhe pasqyra e errësuar.
* Me kripë mund të pastrohet fundi i djegur i tenxheres a tiganit. Hidhni në fund një shtresë të trashë kripe, lageni me ujë, lëreni tërë natën dhe në mëngjes valojeni.
* Kripa dhe soda pastrojnë frigoriferin dhe heqin erën.
* Një majë kripe e hedhur në kafe përmirëson shijen dhe largon hidhërimin e tepërt.
* Shtoni një majë kripe në qumësht dhe ai qëndron më shumë kohë i freskët.
* Gjurmët e freskëta të djersës i heqin nga rrobat me solucion kripe (1 lugë gjelle në 1 gotë ujë).
* Borsa me ujë të ngrohtë qëndron më shumë kohë e ngrohtë në qoftë se në ujë shtoni pak kripë.
* Ilaç me kripë. Në rast helmimi pini vodkë me kripë. Në qoftë se nuk e pini dot vodkën, pini disa gota me ujë të kripur mirë dhe pastaj “nxirreni”.
* Kur jeni ftohur, bën mirë po të pini pak vodkë me kripë.
* Kur ju ulet tensioni i gjakut, pini shpejt një gotë ujë të kripur mirë.
* Në qoftë se doni të ngrini tonusin e përgjithshëm të organizmit, vendosni pak kripë nën gjuhë dhe thitheni me ngadalë, pastaj gëlltiteni menjëherë. Kujdes: të mos e bëjnë ata, që nuk duhet të përdorin kripë.
* Kripa, sipas akademikut Bollotov, mund të rinojë organizmin. Ai propozon këtë metodë efikase për të rritur sekretimin e lëngjeve të stomakut. 5–30 minuta pas të ngrënit vendosni në majë të gjuhës 1–2 gram kripë kuzhine ose deti. Pasi të tretet kripa, gëlltitni pështymën e kripur. Kaq pak kripë nuk dëmton, ndërkaq sjell lëshim suplementar të lëngjeve të stomakut.
* Kripa është lëndë unikale antiseptike. Në kohën e Luftës së Madhe Patriotike kirurgu Shegllov përdorte peceta të lagura më solucion të ngopur kripe. Pas 3–4 ditësh, plagët e mëdha e të pista bëheshin rozë e të pastra.
* Granuloma në dhëmbë shërohet me tamponë të kripura për dy javë.
* Kur ju dhemb dhëmbi, shpëlani gojën me ujë të kripur pas çdo të ngrëni dhe para gjumit.
* Ku keni ftohje të mushkërive dhe kollë të fortë, vendosni peceta të kripura në zonën e ftohjes.
* Adenoma dhe mastopatia mjekohen me një peshqir pambuku të palosur më katërsh e të lagur në solucion kripe. Atë e vendosin në zonën e lënduar gjatë natës. Kursi i mjekimit është dy javë.
* Kripa ndihmon për mjekimin e puçrrave dhe furunkulave (të thatëve). Mbi puçërr vendosin qull kripe, e fiksojnë me leukoplast dhe e mbajnë rreth një orë. Procedura përsëritet pas disa orësh.
* Për shembjet, në vendin e sëmurë, vendosin kompresa me kripë e uthull. Ato ndihmojnë edhe në dhimbjet e kokës.
* Për varicet: në vendin e lënduar vendosin një napë me qull kripe dhe e lidhin me garzë elastike. Po ta bëni këtë rregullisht mëngjes e mbrëmje, venat do të kthehen në normë.
* Për „sëmundjen e kërpudhave“ (mikomikoza): mbajini këmbët 5–10 minuta në tretësirë kripe (1 lugë gjelle kripë në 0.5 litra ujë të ngrohtë). Mund të shtoni edhe qepë të shtypur. Procedura përsëritet deri në shërim të plotë.
* Kur ju pickon bleta apo grerëza, vendosni në vendin e pickuar pak kripë të lagur. Ajo qetëson dhimbjen dhe zvogëlon ënjtjen.
* Një masazh me kripë të trashë guri në flokët e kokët forcon flokët dhe pengon rënien e tyre.
* Dëshironi që ta keni trupin të butë e delikat, pa puçrra dhe rrudha?

Para se të laheni në dush, fërkohuni me kripë guri të thatë. Shtypeni në dorë, që pëllëmbët të bëhen rozë dhe përplasni këmbët në kripën që bie poshtë. Përveç efektit kozmetik, procedura jep edhe efekt të mrekullueshëm mjekësor: jonet e kripës, duke u futur në lëkurë, stimulojnë tërë organizmin.
Masazhi me kripë ndihmon kur ulet tensioni i gjakut, kur keni çrregullime kronike të traktit tretës, në diabet e në ftohjet e shpeshta. Kujdes, ka edhe kundër indikacione: në dëmtimet e lëkurës, plagë të hapura, ekzema.
* Pas një dite të lodhshme, futni këmbët në ujë të ngrohtë1 me kripë dhe menjëherë do të ndjeni lehtësim.

Ti, moj kripë, që je kaq e dëmshme dhe kaq e nevojshme!
“Kripa është vdekje e bardhë…” Me kwtw arsyetim, kërkojnë të na mbushin mendjen revistat popullore. Nga ajo u vijnë të këqija veshkave, tëmthit e fshikëzës së urinës, zemrës e arterieve”, vijon sugjerimi.

Megjithatë, njerëzit e përdorin prej mijëra vjetësh “vdekjen e bardhë”. Me sa duket, pa të nuk bëjmë dot.
ndodh kwshtu, sepse nëpër venat tona qarkullon solucion kripe. Vetë trupi ynë përmban rreth 120 gramë kripë. Po të pakësohet shumë sasia e saj, muskujt nuk tkurren, gjaku nuk qarkullon, ushqimi nuk tretet, zemra nuk rreh. Ç’është e vërteta, shkencëtarët ende nuk kanë rënë në ujdi se cilën sasi të kripës ta quajnë tepër pak e cilën tepër shumë.
Normat mjekësore rekomandojnë të përdoren 3.5 – 8 gramë kripë në ditë. Por përdorimi real i kripës i kalon këto rekomandime 1.5 – 2 herë. Konsumimi i dyfishit të normës e dëmton qartësisht shëndetin, ndërsa trefishi i normës mund të çojë në rritjen e tensionit, në depozitimin e kripërave.
Pacientëve, që kanë sëmundje të tilla, u rekomandohet dieta pa kripë. Ka edhe të shëndoshë që heqin dorë nga përdorimi i kripës. Duhet të dini se, jo vetëm tepria, por edhe mungesa e kripës është e dëmshme për shëndetin.
Kripa është material ndërtimi i pazëvendësueshëm për organizmin tonë.
Çdo qelizë e jonë është një central elektrik jonik mikroskopik dhe puna e tij varet nga shuma faktorë, por edhe nga prania e kripës. Deficiti i kripës mund të çojë në dëmtimin e qelizave, që çon në lëndime të gjymtyrëve e të organeve të brendshme, në dobësimin e tensionit të gjakut, në ngadalësimin e procesit të të menduarit, në rënien e veprimtarisë lëvizëse të stomakut, të zorrëve e të kanaleve të tëmthit. Kripa mban ekuilibrin hidromineral të organizmit, rregullon presionin dhe vëllimin e gjakut, ndihmon funksionet e tretjes së ushqimit.
Mos e keqpërdorni kripën, por edhe mos hiqni dorë nga ajo. “Dëgjojeni” organizmin, studioni reagimet e tij dhe gjithçka do të jetë e bukur, e shijshme dhe e dobishme. Dhe sallata pa kripë, dhe një copëz peshku i tymosur, dhe një kore buke thekre e ngjyer në kripë.

12 vdekjet më të çuditshme në histori

Written By Info Zone on Tuesday, August 14, 2012 | 3:52 PM


Në thellësinë e shekujve, e historikisht njerëzit kanë vuajtur tmerrësisht nga një shumëllojshmëri metodash barbare, përsa i përket mënyrës së vdekjes.

Edhe pse lista e kësaj “cilësie” shumëllojësie s
htohet dita ditës, edhe pse jetojmë në shekullin e 21-të.



Në vitin 892…

“Sigurd the Mighty of Orkney” i lidhi kokën kundërshtarit të mundur, armikut numër një, në shalën e kalit. Kur ai “kërceu” të hipte në kalë, këmba i shkeli mbi dhëmbët e kokës së kundërshtarit duke e plagosur dhe shkaktuar një infektim vdekje prurës.

Në 1327…

Edward II i Anglisë, u vra me një hekur të nxehur, i cili i depërtoj tejpërtej në anus.

Në 1478…



George Plantagenet, duka i Clarence, do të ekzekutohej. Dëshira e tij e fundit?
Të mbytet në një fuçi me verë.

Në 1649…

Sir Arthur Aston, u godit për vdekje me këmbën e tij të drunjtë.

Në 1771…

Mbreti i Suedisë, Adolf Fredrik, hëngri deri sa plasi!
Dreka e tij e fundit, përmbante karkalec deti, peshk të tymosur, havjar, lakër të hidhët, shampanjë dhe 14 racione me ëmbëlsisën e tij të preferuar, semla në një tas me qumësht të nxehtë.
U bë i famshëm në Suedi, si “Mbreti i cili hëngri deri sa plasi!”.

Në 1814…

Nëntë njerëz, u vranë në “London Beer Flood”, ku 323.000 litra birrë nga Meux and Company Brewery u derdhën nga depozitat në rrugë.

Në 1940…

Marcus Garey vdiq kur pësoi dy hemorragji cerebrale, pasi më parë kishte lexuar para kohe nekrologjinë e tij negative.

Në 1947…

Grabitësit famëkeq të thesareve, Collyer, u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre në New York. Langley, më i riu, vdiq pasi ngeci në kurthin që ai kishte ngritur vetë, duke u zënë poste nga libra të shumtë, gazeta dhe biblioteka. Pak ditë më vonë vdiq dhe vëllai i tij i verbër dhe i paralizuar, Homer nga uria.

Në 1960…

Alan Stacey, një pilot profesionit makinash gare, humbi kontrollin e makinës që po ngiste dhe vdiq gjatë përplasjes në Grand Prix që po zhvillohej në Belgjikë.
Arsyeja, një zog u përplas me fytyrën e tij.

Në 1974…

Basil Brown, një ideatori i të ushqyerit të shëndetshëm, vdiq si pasoj e super dozës së vitaminës A, pasi pinte 3.8 litra lëngë karote për dhjetë ditë rresht, duke shkatërruar kështu mëlçinë e tij.

Në 1998…

Një ekip i tërë futbolli, u vra nga një rrufe gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli në Republikën Popullor të Kongos.
Ndërkohë, ekipi vendas nuk pësoi asgjë!

Në 2010…

Rusi, Vladimir Ladyzhensky, vdiq gjatë Kampionatit Botërorë të Saunës në Finlandë, pasi kishte qëndruar 6 minuta në saunë në temperaturën 110°C.

Gënjeshtrat dëmtojnë shëndetin

Written By Info Zone on Monday, August 13, 2012 | 3:50 PM

Ju ndodh shpesh t'i zmadhoni gjerat, për t'i bërë historitë më interesante? I justifikoni vonesat, me një gënjeshtër çdo ditë më absurde?

Apo me keq se kaq, i thone te dashures se kishit shume pune, kur ne fakt po pinit nje birre me miqte? Keto reagime jo vetem sjellin probleme morale apo psikologjike, me keq se kaq- shkaktojne edhe deme ne shendet.


Ndoshta jo me kot dhe krijuesi i nje prej perallave me te famshme ne bote, Pinokut, e kthente personazhin e tij- ne nje gomar te keqtrajtuar.

Nje studim shkencor i "Universitetin Notre Dame" te Indianas, paraqiti studimin e fundit, konkluzion i vezhgimit te 110 personave nga 18 ne 71 vjec.

Thuajse 50 % e vullnetareve u detyruan te thone te verten per nje periudhe prej 10 javesh, ndersa ne pjesen tjeter do te vendosnin si te silleshin vetë.

Anita Kelli, pedagoge e psikologjise dhe autorja e studimit- shpjegoi se saq here shtoheshin genjeshtrat, shendeti pesonte renie.

Te thuash genjeshtra eshte dicka e mundimshe, jo vetem ne nivel psikologjik por edhe per fizikun. Kush kerkon te devijoje nga realiteti e ve ne levizje trurin, duke e ngarkuar me nje pune shtese, per ta shpikur por edhe ruajtur genjeshtren.

Kjo perkthehet ne stres dhe ulje te aftesive reaguese te sistemit imunitar; duke e bere me te prekshem nga probleme si: dhimbje koke, dhimbje fyti, duke shtuar edhe rrezikun e renies ne depresion. Ndaj keshilla me e mire per te gjithe eshte "te thuash te verteten asgje me shume se ajo".

Macaulay Culkin's parents are concerned about his health

Home Alone star Macaulay Culkin's estranged father Kit and stepmother Jeanette Krylowski say they are very concerned about their son's health. 

The former child star has been pictured looking gaunt and thin, clutching his stomach and appearing to vomit in the street and his parents fear that he is heavily into drugs or that he is seriously ill, reported Sun online.

"Kit has seen the photo. But he can't talk about it. He just can't, because it hurts him too much. Of course he's worried, he's incredibly concerned," Jeanette Krylowski said. "When I saw the photos I thought, 'Oh no, this is not good. Either he's dying of some disease or he's heavily into drugs," she added.

The child star quit acting aged 14 and later had his parents blocked from legally controlling his 11 million pounds fortune, leading to the breakdown in his relations with his father.

The actor, now 31, lives a reclusive life in New York, and it has been claimed he has a 3,800 pounds-a-month drug problem and an addiction to painkiller Oxycodone, which could kill him in the next six months.

est: Përgjigjuni pyetjeve dhe mësoni nëse vuani nga “anoreksia seksuale”?

Written By Info Zone on Sunday, August 12, 2012 | 3:24 PM

Nëse dëgjoni nga bashkëshorti/ja juaj frazën; “jo sonte zemër”, më shpesh se emrin tuaj, atëherë ndoshta vuani nga sëmundja që po “godet” gjithmonë e më shumë çiftet: anoreksi bashkëshortore!

Nëse bashkëshorti/ja janë të ftohët, qëndrojnë larg dhe nuk kanë oreks për seks, nëse ju vetë e mendoni marrëdhënien seksuale si… agari, atëherë artikujt në vijim ju interesojnë shumë!

Një rast klasik “anoreksi bashkëshortore”!

“Kalon orë të tëra i ngulitur në internet, apo dërgon mesazhe të shumta, por nuk ka asgjë për të thënë e diskutuar me mua. Bënë gjithçka që të mos qëndrojmë kurrë bashkë. Është gjithmonë i lodhur, apo i dehur për të bërë dashuri”, thotë Emma një bukuroshe bionde, për bashkëshortin saj Bill.

Por, e çuditshmja është se Bill do këmbëngulte se do gruan e tij, . Problemi i tij është “anoreksia bashkëshortore”, një termë që u pagëzua në SHBA nga psikologu Douglas Wiess që të përshkruante një formë të dhimbshme të tërheqjes, ai pohon se kjo sindrom po shkatërron miliona çifte në botën – Tërheqja e intimitetit emocional, shpirtërore dhe seksuale.

Libri i tij, “Anoreksi: Shërimi i Varësisë së Fshehtë në Martesën Tuaj” (Intimacy Anorexia: Healing The Hidden Addiction In Your Marriage), ka qarkulluar tashmë në tregun amerikanë.

Atëherë po ju parqesim një nga testet më të famshme të kryer nga shumë institute mjekësore dhe të praktikuar dhe nga shumë agjenci të ndryshme.

Përgjigjuni pyetjeve dhe mësoni nëse vuani nga “anoreksia seksuale”.

Ndoshta mund të vuani dhe ju nga ky sindrom; Sipas Prof. Dr. Weis, nëse përgjigjet tuaja janë pozitive në 5 apo më shumë se 5 pyetjet e mëposhtme, atëherë duhet të përgatiteni seriozisht për të përballur sindromin që rrezikon lidhjen apo martesën tuaj:

1. Jeni gjithmonë “shumë të zënë” për t’u interesuar për problemet e bashkëshortes/it tuaj?
2. Gjithmonë ia hidhni fajin atij/saj për çdo problem?
3. I privoni asaj/tij dashurinë dhe mbështetjen kur e dini se e ka të nevojshme?
4. Nuk i njihni ati/saj arritje të mëdha?
5. Nuk dëshironi të bëni marrëdhënie seksuale me të dashurin/ën –bashkëshortin/ten aq shpesh si në të shkuarën?
6. Nuk i shprehni atij/saj ndjenjat dhe problemet tuaja?
7. E gjykon/i gjithmonë?
8. Mbani distancë?
9. Përdorni parat si armë: i/ia fshihni të ardhurat tuaja dhe kapitalin real, nuk i jepni shumë para, apo i përdorni ato për të kontrolluar bashkëshortin/ten tuaj?

Mënyra kreative për të shprehur dashurinë

Të shprehësh dashurinë është e rëndësishme dhe sigurisht që ju e dini, por është e rëndësishme se si e bëni këtë gjë. Mendoni për gjëra të reja dhe jo tipike.

Mënyra kreative për të shprehur dashurinë

Një letër dashurie
Një letër dashurie është mënyra më e mirë për t’i treguar të dashurit tuaj se sa e doni. Shkruani të gjitha arsyet se pse ju e dashuroni ate dhe gjithashtu disa fraza të goditura romantike.

Bëni një video
Bëni një video për të dashurin tuaj që të jetë një kujtim i paharrueshëm për të. Nuk do u hante shumë kohë sepse mund të bëhet me një program të thjeshtë në kompjuterin tuaj, mjafton të bashkoni në një disa video tuaja dhë një muzikë romantike :)

Surpriza në shtëpi
Ndërsa i dashuri juaj është jashtë, gjeni mënyrën për të hyrë në shtëpinë e tij dhe ndryshoni të gjithë pamje. Mobiloni bukur shtëpinë dhe bëjini gati një darkë të shishme. Jini të kujdesshme që dekorimi të jëtë sipas shijes së tij, jo tuajës.
Gjueti dashurie
Me siguri që ju i dini gjithçika pëlqen i dashuri juaj. Fshihni disa surpriza nëpër shtëpi, oborr apo qoftë edhe diku nëpër qytet. Më pas jepini ndihmë atij për të gjetur suprizat. A nuk do ishte diçika e bukur që do të bënit së bashku?

Mos harroni, këto këshilla do ju ndihmojnë vetëm nëse i zbatoni si duhet. I dashuri i juaj do mbushet plot me emocione nga suprizet. Do u duhet pak kohë për t’i përgatitur, por ia vlen apo jo?
 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template