Test midle sidebar

Home » , , » 12 vdekjet më të çuditshme në histori

12 vdekjet më të çuditshme në histori

Written By Info Zone on Tuesday, August 14, 2012 | 3:52 PM


Në thellësinë e shekujve, e historikisht njerëzit kanë vuajtur tmerrësisht nga një shumëllojshmëri metodash barbare, përsa i përket mënyrës së vdekjes.

Edhe pse lista e kësaj “cilësie” shumëllojësie s
htohet dita ditës, edhe pse jetojmë në shekullin e 21-të.



Në vitin 892…

“Sigurd the Mighty of Orkney” i lidhi kokën kundërshtarit të mundur, armikut numër një, në shalën e kalit. Kur ai “kërceu” të hipte në kalë, këmba i shkeli mbi dhëmbët e kokës së kundërshtarit duke e plagosur dhe shkaktuar një infektim vdekje prurës.

Në 1327…

Edward II i Anglisë, u vra me një hekur të nxehur, i cili i depërtoj tejpërtej në anus.

Në 1478…



George Plantagenet, duka i Clarence, do të ekzekutohej. Dëshira e tij e fundit?
Të mbytet në një fuçi me verë.

Në 1649…

Sir Arthur Aston, u godit për vdekje me këmbën e tij të drunjtë.

Në 1771…

Mbreti i Suedisë, Adolf Fredrik, hëngri deri sa plasi!
Dreka e tij e fundit, përmbante karkalec deti, peshk të tymosur, havjar, lakër të hidhët, shampanjë dhe 14 racione me ëmbëlsisën e tij të preferuar, semla në një tas me qumësht të nxehtë.
U bë i famshëm në Suedi, si “Mbreti i cili hëngri deri sa plasi!”.

Në 1814…

Nëntë njerëz, u vranë në “London Beer Flood”, ku 323.000 litra birrë nga Meux and Company Brewery u derdhën nga depozitat në rrugë.

Në 1940…

Marcus Garey vdiq kur pësoi dy hemorragji cerebrale, pasi më parë kishte lexuar para kohe nekrologjinë e tij negative.

Në 1947…

Grabitësit famëkeq të thesareve, Collyer, u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre në New York. Langley, më i riu, vdiq pasi ngeci në kurthin që ai kishte ngritur vetë, duke u zënë poste nga libra të shumtë, gazeta dhe biblioteka. Pak ditë më vonë vdiq dhe vëllai i tij i verbër dhe i paralizuar, Homer nga uria.

Në 1960…

Alan Stacey, një pilot profesionit makinash gare, humbi kontrollin e makinës që po ngiste dhe vdiq gjatë përplasjes në Grand Prix që po zhvillohej në Belgjikë.
Arsyeja, një zog u përplas me fytyrën e tij.

Në 1974…

Basil Brown, një ideatori i të ushqyerit të shëndetshëm, vdiq si pasoj e super dozës së vitaminës A, pasi pinte 3.8 litra lëngë karote për dhjetë ditë rresht, duke shkatërruar kështu mëlçinë e tij.

Në 1998…

Një ekip i tërë futbolli, u vra nga një rrufe gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli në Republikën Popullor të Kongos.
Ndërkohë, ekipi vendas nuk pësoi asgjë!

Në 2010…

Rusi, Vladimir Ladyzhensky, vdiq gjatë Kampionatit Botërorë të Saunës në Finlandë, pasi kishte qëndruar 6 minuta në saunë në temperaturën 110°C.
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template