Presidenti amerikan Barak Obama përgëzoi shkencëtarët e NASA-s për suksesin e tyre më të fundit, dërgimin e robotit Curiosity në Mars. Madje, duke qeshur, Obama u tha shken
cëtarëve që ta informojnë menjëherë, në qoftë se gjejnë gjurmë jete në Planetin e Kuq.
“Nëse vini në kontakt me marsianë, do doja të më informoni”, tha ai në mënyrë karakteristike, gjatë bisedës telefonike që kishte me NASA-n.
“Jam shumë i zënë me shumë çështje urgjente, por besoj se kjo do të ketë përparësi. Interes do të ketë edhe në qoftë se gjeni mikrobe”, shtoi ai.
Javën që shkoi e gjithë bota ishte dëshmitare e suksesit të Curiosity, i cili mbërriti në Mars dhe kërkon gjurmë jete në planet. Gjithashtu, prej andej merren informacione të reja për ndonjë ekspeditë në të ardhmen.
Presidenti amerikan nënvizoi se puna shkencore e NASA-s tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në të gjithë botën.
“Dua t’ju përgëzoj për punën e shkëlqyer tuajën. Na bëtë të gjithë krenarë. Jeni shembujt e teknologjisë amerikane në fushën e shkencës”, tha kreu i vendit.
Home »
Celebritys
,
Curiosity
,
News
,
Science
» Obama shkencëtarëve të NASA-s: “Nëse gjeni marsianë, më njoftoni”
Obama shkencëtarëve të NASA-s: “Nëse gjeni marsianë, më njoftoni”
Written By Info Zone on Tuesday, August 14, 2012 | 3:50 PM
Labels:
Celebritys,
Curiosity,
News,
Science
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment