Test midle sidebar

Pages

Powered by Blogger.

Latest Post

Showing posts with label Science. Show all posts
Showing posts with label Science. Show all posts

NASA studion sipërfaqen e Marsit

Written By Info Zone on Saturday, August 18, 2012 | 5:22 AM

Curiosity, sonda që zbriti me sukses në datën 6 gusht mbi sipërfaqen e planetit Mars, nisi një tjetër fazë të misionit të saj. 

Pas dërgimit me sukses për në Tokë të pamjeve mahnitëse nga planeti i kuq, disa prej të cilave NASA i bëri publike, roboti lëvizës i pajisur me kameran që shkencëtarët amerikanë e kanë quajtur “ChemCham”, do të analizojë me rreze lazer përbërjen e gurëve dhe shkëmbinjëve në Mars. 

Shkencëtarët presin që goditjet me lazer të gurit të shkaktojnë nxehtësi në sipërfaqen e tij duke mundësuar analizimin e elementëve përbërës bazë të tij dhe nëse këta elementë përputhen me ato që njihen deri më tani në Tokë.

NASA thotë se ky eksperiment është i një rëndësie të dorës së dytë, më shumë një test për të verifikuar se aparaturat miliona-dollarëshë funksionojnë.

Shkencetaret ruse me ne fund arrijne liqenin ne nje thellesi prej 3769 metrash nen Antarktide

Written By Info Zone on Friday, August 17, 2012 | 6:01 AM

Duke hapur nje frontiere te re shkencore shume milje nen akullin Arktik, ekspertet Ruse kane shpuar akullin dhe me ne fund kane arritur ne siperfaqen e nje liqeni me uje te fresket, nje arritje kjo qe drejtuesi i misionit e lidhi per nga rendesia me arritjen e njeriut ne Hene.

Liqeni Vostok mund te permbaje organizma jetues qe kane qene te mbyllur ne erresiren e akullt per rreth 20 milion vjet si edhe mund te permbaje te dhena se ku duhet te kerkojme jeten ne vend tjeter ne Sistemin tone Diellor.

Kjo arritje erdhi pas me shume se 20 bjet shpimi te akullit. Ishte nje arritje e shumepritur nga shume shkencetare te botes. 

Ekipi Rus arriti te kishte kontakt me ujin ne nje thellesi prej 3769 metrash dhe ne nje largesi prej 1300 kilometrash nga Poli i Jugut ne pjesen qendrore te kontinentit.

Shkencetaret shpresojne qe ne liqen te mund te marin me shume informacion per format e jeteve mikrobotike qe ekzistonin perpara Epokes se Akullnajave dhe qe nuk mund te shihen me sy te lire.

Ata mendjojne qe jeta mikrobiale mund te ekzistoje ne thellesite e erreta te liqenit pavaresisht nga presioni dhe i ftohti; kushte te ngjashme si ato qe gjenden nen siperfaqen e akullt te Marsit, hena e Jupiterit Europa dhe hena e Saturnit Enceladus.

Valery Lurkin, drejtuesja e Russia's Arctic and Antarctic Research Institute, tha qe kjo ishte nje kunderpergjigje arritje ndaj Amerikaneve te cilet fituan garen e hapesires ne vitin 1969.

"Une mendoj se eshte e drejte qe te krahasohet ky projekt me fluturimin ne Hene."

Pritet qe ne liqen te gjenden bakteria kemotrofe qe ushqehen ne reaksione kimike ne erresire, ndoshta te ngjashme me ato qe ekzistojne thelle ne dyshemene e oqeanit por qe keto datojne me miliona vjet.

"Ato kane ndjekur ligje te ndryshme evolucioni qe per ne jane ende te panjohura."

Ky projekt ka dhene mundesine e testimit te teknologjive qe mund te perdoren me pas per te eksploruar bote te tjera te mbushura me akuj.

"Kushtet ne liqenet nenakullnajore jane me te afertat qe mund te gjejme me ato ne te cilat shkencetaret presin te gjejne jete jashtetokesore."

Temperaturat ne Stacionin Vostok ne siperfaqen mbi liqen kane qene me te uletat te regjistruara ndonjehere ne Toke, duke arritur ne -89 grde Celcius.

Ne fakt ka shqetesime qe me shume se 60 ton lubrifikante dhe antifreeze qe jane perdorur ne kete mision mund te ndosin ujerat e liqenit. Megjithate ekipi ka siguruar qe po bente gjithcka mundej per ta evituar kete.

Nderkohe edhe Britaniket dhe Amerikanet jane duke shpuar. Ka nga ata qe shpresojne qe studimet mbi Liqenin Vostok dhe liqene te tjera nenakullnajore do te na japin njohuri ne lidhje me klimen dhe do te na ndihmojne te parashikojme ndryshimet qe do te ndodhin.

"Nje shikim ne te kaluaren na jep nje pamje te planetit tone ne te ardhmen."

Prospekti i liqeneve te fshehura nen akullin Arktik eshte dhene ne fillim ne fund te shekullit te 19 nga shkencetari dhe anarkisti Rus, Prince Pyotr Kropotkin. Gjeografi Rus Andrei Kapitska e shenoi vendndodhjen e mundshme te liqenit dhe e quajti ate pas Misioneve Sovietike ne vitet 1950 dhe 1960, por vetem ne vitin 1994 u provua ekzistenca.

Sinjali i kuq,4700 asteroidë mund të godasin Tokën

Written By Info Zone on Thursday, August 16, 2012 | 3:48 PM


Janë plot 4700 asteroidë që mund të godasin Tokën. Ky përfundim vjen nga NASA, falë satelitit Wise, me të cilin ka mundur të evidentojë asteroidet. Sateliti u lëshua në vitin 2009 në hapësirë, për të evidentuar rreziqet që mund t’i kanosen planetit tonë. Ekspertët thonë se nëse Toka goditet nga këto asteroide, mund të shkaktohen dëme të paimagjinueshme. NASA në fakt është duke punuar që të bëjë të mundur, që në një të ardhme të afërt, të bëjë të mundur devijimin e asteroideve. Ky objektiv mund të realizohet brenda vitit 2020, kur dhe do të ndërmerret një mision i tillë.
 

Në Facebook, tani e tutje jo më foto fëmijësh

‘Lamtumirë’ fotove të fëmijëve në Facebook.

Në rrjetin e njohur shoqëror të rrjetit, ato do të jenë të mirëpritura si fotografi të qenve, maceve, apo dhe kafshëve të të gjitha llojeve.

Kështu, tridhjetë e tre amerikanë kanë lançuar kohët e fundit aplikimin e zëvendësimit të fotografive të foshnjave dhe fëmijëve nga Facebook, me foto të kafshëve të ndryshme.

Programi quhet Unbaby.me dhe i nisur javën e kaluar, deri tani ka marrë tashmë mbi 50.000 aplikime.

E kjo ka demonstruar faktin se shumë përdorues janë të lodhur në fakt të shohin foto të postuara nga shokët duke parë sesi fëmijët e tyre hanë, lahen apo festojnë ditëlindjen.


Të tre krijuesit e aplikimit, mësohet se mbajnë emrat Yvonne Cheng, Chris Baker dhe Marquis Pete.

Evolucioni i qiellgervishteseve te New York-ut.

Evolucioni i qiellgervishteseve te New York-ut.
Ky eshte nje imazh interesant i evoulimit te qiellgervishteseve te New York-ut nga viti 1879-2013 kur One World Trade Center do te kete perfunduar.New York eshte quajtur si vendi me qiellgervishteset me te medha ne bote, ku kandidatet e tjere jane edhe Hong Kong,Cikago, Singapor.

Mars Curiosity i NASA-s sulmohet nga hakerat?!

Written By Info Zone on Wednesday, August 15, 2012 | 3:55 PM

Mendohet se hakerat po tentojnë për ta bërë Marsin të tyrin, ndaj dhe FBI është angazhuar ndoshta në një nga operacionet më të rëndësishëm dhe më të ekzagjeruar të saj. Sipas një raporti, është bërë një kërkesë në Web, që kërkon ndihmë për të thyer kodet e robotit Curiosity të NASA-s.

Sipas këtij raporti, të publikuar fillimisht në PCMag, një përdorues chat-i në internet, hyri në një chatroom, që frekuentohet shpesh nga operatorët e Anonymous hacktivism dhe kërkoi ndihmë për të marrë hyrje të pa-autorizuar në Curiosity, një sistem i NASA-s që ka kushtuar 2.5 bilion dollarë dhe që tashmë po kryen testime dhe po mbledh informacione mbi sipërfaqen e fqinjit të kuq dhe të panjohur të Tokës.

Biseda që publikoi revista PCMag, ishte shkëputur nga një bashkëbisedim në një kanal të AnonOps IRC, ku dyshohet se është bërë një komunikatë nga një përdorues që korrespondon me pseudonimin online “MarsCuriosity”. Madje është konsideruar edhe si një lutje e mundshme nga një instalues i operacioneve të hakërave, edhe pse fjala “curiosity” mund të merret në kuptimin më të gjerë të saj.

“Ka njeri në Madrid, Spanjë apo Canbarra, që mund të ndihmojë për të izoluar sinjalin gjigand të kontrollit, të përdorur për sistemin Mars/Odyssey Curiosity, ju lutem?

Kodi është një mënyrë standarde, nevojitet vetëm frekuenca bazë dhe incizimet, që sinjali të largohet (po, ne mund ta mashtrojmë në të dyja drejtimet)”, shkruan përdoruesi.

Kjo kërkesë, e bërë në Internet Relay Chat, vjen vetëm pak ditë pasi Damon Poeter kishte shkruar në një artikull në PCMag, se si mund të ndërhyjnë hakerat tek roboti Curiosity i NASA-s.

“Ne nuk ia rekomandojmë askujt këtë”, shkruante Poeter. “Njerëz, lëreni shkencën të bëjë punën e saj!”.

“Ne zbuluam, pas bisedave me shumë hakera, krakera dhe security pros, se burimet e nevojshme për këtë, janë pengesa. Njerëzit me burimet aktuale që kërkohen për kompromis me Curiosity (Kina), nuk kanë nevojë për këshillat tona sesi të veprojnë”, shtoi Poeter.

“Me pak fjalë, një grup i mbështetur nga shteti ndoshta mund të marrë përsipër punën planetare të NASA-s, por skenarët për fëmijë janë shumë SOL këtu”.

Gjithsesi, pengesat për piratërinë lidhen edhe me faktin që roboti ndodhet 350 milion milje larg. Dikush që mund të jetë një Anonymous i zgjuar apo një agjent i pazbuluar provokator, ka postuar mesazhin për ndihmë. Revista PCMag ka qenë e shpejtë në publikimin e kësaj kërkese për të tentuar piratërinë, duke parashtruar çështjen se personi që ka kërkuar ndihmë, mund të jetë një shakaxhi, por edhe një haker i vërtetë, i vendosur për të mbledhur koleksionin e tij të pluhurit marsian.

Ndërkohë, Flashpoint Partners, është një kompani që ofron konsulta dhe servis, e cila ndjek këmba këmbës veprimet e Anonymous për vite të tërë. Sipas revistës PCMag, punonjësit e Flashpoint kanë “një eksperiencë të madhe brenda komuniteteve të hakerave. Kjo eksperiencë është fituar gjatë viteve, duke monitoruar në mënyrë aktive dhe pasive, lidhjet mes rrjeteve të hakerave”.

Sipas këtij reportazhi, bashkëthemeluesi i kompanisë Flashpoint, Josh Lefkowitz, ka sugjeruar që pseudonimi “MarsCuriosity” i chat-uesit, mund të jetë krijuar nga llogaria e një përdoruesi, posaçërisht për një tentativë hakërash. “Ekziston gjithashtu mundësia që postimi të jetë bërë nga një person anti – Anonymous, apo njeri i ligjit, që kërkon të tërheqë rreth mesazhit anëtarët aktualë të grupit”, tha ai.

Ndërsa examiner.com raporton se kompania Flashpoint u ka dërguar një paralajmërim klientëve të saj, ku thuhet se mund të bëhet një përpjekje e hakërave për robotin, edhe pse pak e dyshimtë. Flashpoint e ka marrë shumë seriozisht punën e Anonymous edhe në të shkuarën.

Sipas Roger W. Cressey, anëtar i bordit këshillues së kësaj kompanie, veprimet e Anonymous duhet të merren si “një thirrje për zgjim”, nga komuniteti i mbrojtjes dhe inteligjencës.

Gates investon 370 milionë dollarë për banjën pa ujë!

Themeluesi i Microsoftit dhe filantropisti Bill Gates mori pjesë në një panair teknologjie në Seatlle të shtetit Washington, ku foli rreth një projekti të ri të fondacionit të tij për të prodhuar një tip tualeti për afro 2.5 miliardë njerëz në botë, të cilët nuk kanë kanalizime moderne për ujërat e zeza. Shkencëtarët në mbarë botën i janë përveshur punës mbi këtë sfidë, ndërkohë që dje fondacioni Bill dhe Melinda Gates njoftoi disa projekte që do të kenë më shumë financime për të vënë në praktikë idetë e eksperimentuara në laborator.
“Konstruksioni aktual i banjës ka një problem real. Përdor shumë ujë dhe kërkon sistem të kushtueshëm për sjelljen e ujit të pastër, i cili pastaj bëhet i papërdorshëm. Pastaj ky sistem i kushtueshëm i largon ujërat e zeza që shkojnë në një impiant trajtimi. Faktikisht, sasia e ujit të përdorur në banjë është 10 herë më e madhe sesa ajo që përdoret për konsumim nga njeriu”, tha Gates, njofton Zëri i Amerikës.
Që të kualifikohesh nga fondacioni, banja e ardhshme duhet të funksionojë pa ujë të rrjedhshëm, pa energji elektrike dhe pa sistem të ujërave të zeza, të mos shkarkojë ndotës, preferohet të përftojë energji apo burime të tjera dhe të funksionojë me një kosto prej 5 centësh të dollarit në ditë.
Chris Elias është president i Zhvillimit Global me fondacionin Bill dhe Melinda Gates.
“Jemi mësuar me banjën e lidhur me sistemin e kanalizimeve dhe sistemin e ujit të pastër, kështu që është luks të shkarkosh 4 litra ujë sa herë që përdor banjën. Pos kësaj, shumë vende nuk kanë ujë të mjaftueshëm”, tha ai
Kombet e Bashkuara përllogarisin se sëmundjet e shkaktuara nga problemet sanitare janë përgjegjës për rreth gjysmën e të shtruarve në spitale në botën në zhvillim.
Rreth 1.5 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga sëmundjet infektive. Shkencëtarët besojnë se shumica e vdekjeve mund të parandalohen me rregullimin e problemeve sanitare, si dhe me sigurimin e ujit të pijshëm të pastër dhe përmirësimin e higjienës.
Ekspertët e fondacionit pritet ta testojnë tipin e parë brenda tre vjetëve të ardhshëm. Shumë prej modeleve riciklojnë mbetjet në substanca të tjera si ushqim për kafshët, ujë për vaditje apo vetëm ujë dhe energji për vetë sistemet.
Ky projekt i fondacionit filloi rreth një vit më parë. Të martën, Gates njoftoi se fondacioni ka caktuar 370 milionë dollarë për shpikjen e tualetit që nuk shpenzon ujë.

Facebook, 20 vjet nën hetime për privatësi


Facebook do të jetë subjekt i kontrolleve periodike të privatësisë dhe ndëshkimeve të tjera për dy dekada, si pjesë e një vendimi të marrë nga Komisioni Federal Tregtar i Shteteve të Bashkuara (FCT).
Marrëveshja e FTC-së doli në përfundimin se Facebook-u tashmë duhet të marrë një 'miratim' përpara shpërndarjes së informacioneve të përdoruesve me reklamuesit ose të tjerët.
Kjo ndryshon nga opsionet e veta të privatësisë dhe nga ana tjetër ndalon rrjetin social nga paraqitja ndryshe e kushteve të privatësisë dhe praktikave të sigurisë.
Sipas raportit të Politico, vendimi ka të njëjtat pika si marrëveshja e arritur mes FCT-së dhe Google në vitin 2011 për lëshimin e dështuar të rrjetit social Buzz nga këta të fundit.
Në vitin 2011 FTC fajësoi rrjetin Facebook për mënyrën se si ndërmarrja i kishte mbajtur informacionet private të përdoruesve dhe se si ua mundësonte aplikacioneve të palës së tretë qasjen tek to.
Mes gabimeve të tjera regjistrohet edhe ajo e dhjetorit të vitit 2009, kur Facebook-u ndryshoi faqen e vet në mënyrë të tillë që disa të dhëna të përdoruesve u bënë të dukshme publikisht.
Po ashtu, FTC e akuzoi rrjetin Facebook për paraqitje ndryshe të informacioneve që shpërndahen me reklamuesit dhe deklaroi se rrjeti social nuk u bën të qartë përdoruesve fatin e fotografive dhe videove të tyre, fshirjen e llogarive të tyre, teksa një pjesë e përmbajtjes nuk fshihet në të vërtetë, në kundërshtim kjo me atë çfarë deklaron faqja, thuhet më tej.
 

Avioni që arrin 6 500 kilometra në orë

Avioni i parë hipersonik do të zhvillojë testin e tij të parë mbi Oqeanin Paqësor, me synimin që të arrijë një shpejtësi gjashtë herë më të lartë se ajo e zërit. 

Një mjet i tillë do të ishte në gjendje që të përshkronte distanca si Paris-Nju Jork në vetëm një orë, ndërsa destinacioni më i largët i planetit do të ishte i arritshëm brenda vetëm tre orëve.

Pritet që avioni hipersonik “WaveRider”, të jetë në gjendje që të arrijë shpejtësi deri 6 500 kilometra në orë, duke thyer çdo rekord për shpejtësinë e arritur në udhëtime brenda atmosferës. Të vetmet mjete fluturuese që kanë mundur të thyejnë këtë rekord, deri më sot kanë qenë raketat kozmike.

“WaveRider” është aktualisht një prej disa projekteve për krijimin e një aeroplani në gjendje që të arrijë shpejtësi më të mëdha se avionët e sotëm civile, të cilët nuk janë në gjendje të tejkalojnë shpejtësinë e zërit.

Ideja e avionit hipersonik është marrë nga paraardhësi i tij, avioni supersonik “Concorde”, i cili u tërhoq nga qarkullimi për arsye sigurie në vitin 2003.

Obama shkencëtarëve të NASA-s: “Nëse gjeni marsianë, më njoftoni”

Written By Info Zone on Tuesday, August 14, 2012 | 3:50 PM

Presidenti amerikan Barak Obama përgëzoi shkencëtarët e NASA-s për suksesin e tyre më të fundit, dërgimin e robotit Curiosity në Mars. Madje, duke qeshur, Obama u tha shken
cëtarëve që ta informojnë menjëherë, në qoftë se gjejnë gjurmë jete në Planetin e Kuq.

“Nëse vini në kontakt me marsianë, do doja të më informoni”, tha ai në mënyrë karakteristike, gjatë bisedës telefonike që kishte me NASA-n.

“Jam shumë i zënë me shumë çështje urgjente, por besoj se kjo do të ketë përparësi. Interes do të ketë edhe në qoftë se gjeni mikrobe”, shtoi ai.

Javën që shkoi e gjithë bota ishte dëshmitare e suksesit të Curiosity, i cili mbërriti në Mars dhe kërkon gjurmë jete në planet. Gjithashtu, prej andej merren informacione të reja për ndonjë ekspeditë në të ardhmen.

Presidenti amerikan nënvizoi se puna shkencore e NASA-s tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në të gjithë botën.

“Dua t’ju përgëzoj për punën e shkëlqyer tuajën. Na bëtë të gjithë krenarë. Jeni shembujt e teknologjisë amerikane në fushën e shkencës”, tha kreu i vendit.

Së shpejti të gjithë me Timeline

Written By Info Zone on Monday, August 13, 2012 | 3:58 PM

Të gjithë ju që vazhdoni të refuzoni kalimin e profilit tuaj në Facebook nga muri tradicional në atë me timeline, mos vazhdoni të shpresoni sepse facebook tashmë ka filluar të kthejë profilet në timeline.

Që prej janarit të këtij viti, përdoruesit ishin të lirë të zgjidhnin dy versionet e paraqitjes së profilit së tyre dhe një pjesë e tyre e transformuan menjëher

ë atë në timeline, ndërsa pjesa tjetër – ndoshta ata që i urrejnë ndryshimet apo ata që mund të kishin diçka për të fshehur – vazhduan të mbajnë stilin e vjetër, me mur.
Por shumë shpejt nuk do të ekzistojë më kjo liri zgjedhjeje. Facebook ka bërë të ditur se po planifikon që të gjitha profilet të kalojnë në Timeline deri në fund të vitit, të 955 milionë profilet do të jenë të stilit Timeline. Kjo për arsyen se Facebook do të shtojë në të ardhmen disa opsione të reja për Timeline.

Për ju që doni të keni kontroll mbi postimet tuaj të hershme në Facebook dhe që nuk doni t’i bëni ato publike, Facebook ju ofron mundësinë të kaloni përkohësisht për 7 ditë në profilin Timeline, të fshihni nga faqja juaj gjithçka që nuk doni të jetë e dukshme dhe më pas të bëni publik profilin tuaj në stilin Timeline. Ky është një opsion tepër i fuqishëm kontrolli duke qenë se ju mundëson të zgjidhni postimet që doni t’i lejoni të shfaqen në Timeline (Allowed on Timeline) dhe ato që nuk doni të shfaqen (Hidden from Timeline)

Kometa Swift-Tuttle dhuron shfaqe qiellore

Këtë fundjavë, njerëzit nga Toka patën mundësi të ndiqnin një ndër shfaqet më spektakolare qiellore. Bëhet fjalë për “Perseid”, shfaqja vjetore e meteorëve që ndodh gjithmonë në muajin gusht, tra
nsmeton Starti njoftimin.

Ndoshta jo të gjithë njerëzit e planetit mundëm ta shikojnë, sepse në disa kontinente ka qenë ditë, por edhe për faktin sepse hëna e kishte bllokuar pak këndshikimin, por megjithatë shfaqja e meteorëve Perseids do të vazhdojë edhe mbrëmjen e sotme.

Perseids mbetet një nga ngjarjet më të njohura në kalendarin astronomik. Në të vërtetë, Perseids janë pjesë e kometës Swift-Tuttle, ku për çdo vit në muajin gusht, ajo hedh mbi planetin tonë një re të mbeturinave të saj.

Kjo mjegull përbëhet nga copëza të vogla akulli dhe pluhuri, që shkojnë deri në madhësinë e një kokrre rëre, të cilat do të godasin atmosferën e tokës me 60 km në second ose 134 mijë metër në orë.

Perseids mund të shihet në të gjithë qellin, por mundësitë më të mirë të shikimit janë në të gjithë hemisferën veriore.

Në Britaninë e Madhe, koha më e mirë për të ndjekur këtë shfaqe ishin orët e para të mëngjesit të 12 gushtit para agimit, ku 60 meteorë në orë mund të jenë të dukshëm. Pavarësisht hënës, prespektivat e këtij viti për të parë janë më të mira se sa vitin e shkuar.

Toka kaloi afër kometës Swift-Tuttle në vitin 1990, ku Perseids dhanë një ndër shfaqet më të bukura qiellore, por kjo kometë nuk do të afrohet më kaq afër Tokës deri në vitin 2125.

Automobilat pa shofer të Google, 480 000 kilometra pa asnjë aksident

Written By Info Zone on Sunday, August 12, 2012 | 3:48 AM

Google në bllogun e vet zyrtar ka deklaruar informatat e reja për projektin e vet të zhvillimit të automobilave që do të munden të lëvizin tërësisht në mënyrë të pavarur nëpër rrugë.

Automobilat që vozisin vetë të kësaj kompanie, që momentalisht janë rreth 12 nëpër rrugë në çfarëdo kohe, kanë kaluar gjithsej më shumë se 480 000 kilometra. Kanë kaluar nëpër kushte të ndryshme klimatike në rrugëtim dhe deri tani nuk ka pasur asnjë aksident trafiku derisa automobili ishte nën kontroll të kompjuterit.

Edhe pse në Google janë të kënaqur me përparimin e deritashëm, theksojnë se si ka mbetur ende mjaft punë. Si sfida të mëdha përmendin vozitjen nëpër rrugë të mbuluara me borë, interpretimin e shenjave të përkohshme në lidhje me punët në rrugë dhe mundësinë e menaxhimit në situata tjera kërkese me të cilat takohen shoferët në rrugë. Po ashtu përmendet se si hap të ardhshëm anëtarët e ekipit për automobilat që vozisin vet do të fillojnë nga një, në vend se në çifte të përdorin automobilat, për detyrat si shkuarja në punë. Ata e marrin kontrollin ndaj automobilit, nëse konsiderojnë si të nevojshme.

Në Google theksojnë se si vozitja me vetëm një anëtar të ekipit është përparësi e madhe meqenëse me këtë gjë tregohet që automobilat që vozitën vet janë edhe një hap më afër aplikimit të përditshëm. Ende nuk ka informata kur automobilat që vozisin vet të Google mund të jenë të gatshëm për aplikim komercial dhe nëse kompania ka ndërmend të licencojë teknologjinë e vet.

Ashensori me i shpejte ne bote

60 km ne ore leviz ashensori me i shpejte ne bote, ai i Kulles 101 ne
Taipei te Tajvanit. Ashensoret ( 2)
jane super moderne,24 vendesh, me presionin e ajrit te kontrolluar
nga kompjutera dhe duan pothuajse 39 sekonda qe te ngjiten ne maje te Kulles 560 metra te larte.

Are women smarter than men ?

Written By Info Zone on Monday, August 6, 2012 | 3:43 AM


Apparently people still take IQ tests for reasons other than to distract themselves during the work day. And after 100 years of intelligence quotient assessment, women are finally coming out on top.
The Daily Mail reported that for the first time in recent history, women are scoring higher on these intelligence tests than men, according to data gathered by James Flynn, an emeritus professor of Political Studies at the University of Otago in New Zealand. Flynn has been studying patterns in IQ test results for years and is a recognized authority on the tests.
In his most recent research, Flynn looked at scores from across Western Europe, North America, Australia, New Zealand, Estonia and Argentina. He found that when modern IQ testing began in 1905, women trailed men by up to five points. But over time, that gap has virtually disappeared, and in some countries, women are now scoring better on these tests than men are. Flynn said that the increasingly complicated nature of our society accounts for the changes in these scores, but that more research is needed to make any definitive claims. He said that he plans to publish a book detailing his findings.

To see the TV at night increases the risk of depression

Television, computer screen, awakening, these are sources of light that night, which are a strong dose and may cause depression, according to a study. Television, computer screen, awakening, these are sources of light that night, which are a strong dose and may cause depression, according to a study. A prolonged exposure to artificial light (computer screen, television ...) night can make you depressed. This is a study done at Ohio State University Medical Center, where people do not need to spend more time watching TV in the evening. They have made this series of experiments with guinea-pig was exposed to a weak light at night and this constantly, where at one point they showed signs of depression. Copies with a period of several weeks. Researchers have noticed some changes in the brain, which is noticed and depressed people. These depressive symptoms associated with artificial light faded when they were returned to normal in 8 hours of total darkness each night. They claimed that exposure to artificial light at night disturbs the floating rate, which at the same time gives problems with sleep. Worries of day-night rhythm can do with the weak, to be affected by diabetes.

Sexy Movies Sway Teens to Have Sex Earlier ??

The amount of sex kids see in movies could influence their sexual behavior later in life, a new study says.
In the study, young teens who watched movies with more sexual content tended to become sexually active at an earlier age, and engaged in riskier sexual behaviors, compared with those who watched movies with less sexual content.
Teens who reported watching movies with more sexual content started having sex at younger ages, had more sexual partners, and were less likely to use condoms with casual sex partners, the study found.
The results held when the researchers took into account factors that could effect when a person becomes sexually active, including their socioeconomic status, family structure and TV use.
"Few [films] showed contraceptive use or safe sexual practices," O'Hara said. "When safe sex is portrayed in films, it is often in comedies and is presented as an inconvenience or embarrassment. The motion picture industry could make an effort to show healthier, safer behaviors, just as they have reduced the amount of smoking shown in films," he said.
To minimize risky sexual behavior later in life, parents can restrict the amount of sexual content children view and educate them about the consequences of sexual behavior that are often left out of films, O'Hara said.
The study will be published in an upcoming issue of the journal Psychological Science. O’Hara conducted this research while at Dartmouth College.
Pass it on:  Young teens who watch movies with more sexual content tend to become sexually active at an earlier age.
 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template