Test midle sidebar

Home » , , , » Facebook, 20 vjet nën hetime për privatësi

Facebook, 20 vjet nën hetime për privatësi

Written By Info Zone on Wednesday, August 15, 2012 | 3:53 PM


Facebook do të jetë subjekt i kontrolleve periodike të privatësisë dhe ndëshkimeve të tjera për dy dekada, si pjesë e një vendimi të marrë nga Komisioni Federal Tregtar i Shteteve të Bashkuara (FCT).
Marrëveshja e FTC-së doli në përfundimin se Facebook-u tashmë duhet të marrë një 'miratim' përpara shpërndarjes së informacioneve të përdoruesve me reklamuesit ose të tjerët.
Kjo ndryshon nga opsionet e veta të privatësisë dhe nga ana tjetër ndalon rrjetin social nga paraqitja ndryshe e kushteve të privatësisë dhe praktikave të sigurisë.
Sipas raportit të Politico, vendimi ka të njëjtat pika si marrëveshja e arritur mes FCT-së dhe Google në vitin 2011 për lëshimin e dështuar të rrjetit social Buzz nga këta të fundit.
Në vitin 2011 FTC fajësoi rrjetin Facebook për mënyrën se si ndërmarrja i kishte mbajtur informacionet private të përdoruesve dhe se si ua mundësonte aplikacioneve të palës së tretë qasjen tek to.
Mes gabimeve të tjera regjistrohet edhe ajo e dhjetorit të vitit 2009, kur Facebook-u ndryshoi faqen e vet në mënyrë të tillë që disa të dhëna të përdoruesve u bënë të dukshme publikisht.
Po ashtu, FTC e akuzoi rrjetin Facebook për paraqitje ndryshe të informacioneve që shpërndahen me reklamuesit dhe deklaroi se rrjeti social nuk u bën të qartë përdoruesve fatin e fotografive dhe videove të tyre, fshirjen e llogarive të tyre, teksa një pjesë e përmbajtjes nuk fshihet në të vërtetë, në kundërshtim kjo me atë çfarë deklaron faqja, thuhet më tej.
 
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template