Mendohet se hakerat po tentojnë për ta bërë Marsin të tyrin, ndaj dhe FBI është angazhuar ndoshta në një nga operacionet më të rëndësishëm dhe më të ekzagjeruar të saj. Sipas një raporti, është bërë një kërkesë në Web, që kërkon ndihmë për të thyer kodet e robotit Curiosity të NASA-s.
Sipas këtij raporti, të publikuar fillimisht në PCMag, një përdorues chat-i në internet, hyri në një chatroom, që frekuentohet shpesh nga operatorët e Anonymous hacktivism dhe kërkoi ndihmë për të marrë hyrje të pa-autorizuar në Curiosity, një sistem i NASA-s që ka kushtuar 2.5 bilion dollarë dhe që tashmë po kryen testime dhe po mbledh informacione mbi sipërfaqen e fqinjit të kuq dhe të panjohur të Tokës.
Biseda që publikoi revista PCMag, ishte shkëputur nga një bashkëbisedim në një kanal të AnonOps IRC, ku dyshohet se është bërë një komunikatë nga një përdorues që korrespondon me pseudonimin online “MarsCuriosity”. Madje është konsideruar edhe si një lutje e mundshme nga një instalues i operacioneve të hakërave, edhe pse fjala “curiosity” mund të merret në kuptimin më të gjerë të saj.
“Ka njeri në Madrid, Spanjë apo Canbarra, që mund të ndihmojë për të izoluar sinjalin gjigand të kontrollit, të përdorur për sistemin Mars/Odyssey Curiosity, ju lutem?
Kodi është një mënyrë standarde, nevojitet vetëm frekuenca bazë dhe incizimet, që sinjali të largohet (po, ne mund ta mashtrojmë në të dyja drejtimet)”, shkruan përdoruesi.
Kjo kërkesë, e bërë në Internet Relay Chat, vjen vetëm pak ditë pasi Damon Poeter kishte shkruar në një artikull në PCMag, se si mund të ndërhyjnë hakerat tek roboti Curiosity i NASA-s.
“Ne nuk ia rekomandojmë askujt këtë”, shkruante Poeter. “Njerëz, lëreni shkencën të bëjë punën e saj!”.
“Ne zbuluam, pas bisedave me shumë hakera, krakera dhe security pros, se burimet e nevojshme për këtë, janë pengesa. Njerëzit me burimet aktuale që kërkohen për kompromis me Curiosity (Kina), nuk kanë nevojë për këshillat tona sesi të veprojnë”, shtoi Poeter.
“Me pak fjalë, një grup i mbështetur nga shteti ndoshta mund të marrë përsipër punën planetare të NASA-s, por skenarët për fëmijë janë shumë SOL këtu”.
Gjithsesi, pengesat për piratërinë lidhen edhe me faktin që roboti ndodhet 350 milion milje larg. Dikush që mund të jetë një Anonymous i zgjuar apo një agjent i pazbuluar provokator, ka postuar mesazhin për ndihmë. Revista PCMag ka qenë e shpejtë në publikimin e kësaj kërkese për të tentuar piratërinë, duke parashtruar çështjen se personi që ka kërkuar ndihmë, mund të jetë një shakaxhi, por edhe një haker i vërtetë, i vendosur për të mbledhur koleksionin e tij të pluhurit marsian.
Ndërkohë, Flashpoint Partners, është një kompani që ofron konsulta dhe servis, e cila ndjek këmba këmbës veprimet e Anonymous për vite të tërë. Sipas revistës PCMag, punonjësit e Flashpoint kanë “një eksperiencë të madhe brenda komuniteteve të hakerave. Kjo eksperiencë është fituar gjatë viteve, duke monitoruar në mënyrë aktive dhe pasive, lidhjet mes rrjeteve të hakerave”.
Sipas këtij reportazhi, bashkëthemeluesi i kompanisë Flashpoint, Josh Lefkowitz, ka sugjeruar që pseudonimi “MarsCuriosity” i chat-uesit, mund të jetë krijuar nga llogaria e një përdoruesi, posaçërisht për një tentativë hakërash. “Ekziston gjithashtu mundësia që postimi të jetë bërë nga një person anti – Anonymous, apo njeri i ligjit, që kërkon të tërheqë rreth mesazhit anëtarët aktualë të grupit”, tha ai.
Ndërsa examiner.com raporton se kompania Flashpoint u ka dërguar një paralajmërim klientëve të saj, ku thuhet se mund të bëhet një përpjekje e hakërave për robotin, edhe pse pak e dyshimtë. Flashpoint e ka marrë shumë seriozisht punën e Anonymous edhe në të shkuarën.
Sipas Roger W. Cressey, anëtar i bordit këshillues së kësaj kompanie, veprimet e Anonymous duhet të merren si “një thirrje për zgjim”, nga komuniteti i mbrojtjes dhe inteligjencës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment