Këtë fundjavë, njerëzit nga Toka patën mundësi të ndiqnin një ndër shfaqet më spektakolare qiellore. Bëhet fjalë për “Perseid”, shfaqja vjetore e meteorëve që ndodh gjithmonë në muajin gusht, tra
nsmeton Starti njoftimin.
Ndoshta jo të gjithë njerëzit e planetit mundëm ta shikojnë, sepse në disa kontinente ka qenë ditë, por edhe për faktin sepse hëna e kishte bllokuar pak këndshikimin, por megjithatë shfaqja e meteorëve Perseids do të vazhdojë edhe mbrëmjen e sotme.
Perseids mbetet një nga ngjarjet më të njohura në kalendarin astronomik. Në të vërtetë, Perseids janë pjesë e kometës Swift-Tuttle, ku për çdo vit në muajin gusht, ajo hedh mbi planetin tonë një re të mbeturinave të saj.
Kjo mjegull përbëhet nga copëza të vogla akulli dhe pluhuri, që shkojnë deri në madhësinë e një kokrre rëre, të cilat do të godasin atmosferën e tokës me 60 km në second ose 134 mijë metër në orë.
Perseids mund të shihet në të gjithë qellin, por mundësitë më të mirë të shikimit janë në të gjithë hemisferën veriore.
Në Britaninë e Madhe, koha më e mirë për të ndjekur këtë shfaqe ishin orët e para të mëngjesit të 12 gushtit para agimit, ku 60 meteorë në orë mund të jenë të dukshëm. Pavarësisht hënës, prespektivat e këtij viti për të parë janë më të mira se sa vitin e shkuar.
Toka kaloi afër kometës Swift-Tuttle në vitin 1990, ku Perseids dhanë një ndër shfaqet më të bukura qiellore, por kjo kometë nuk do të afrohet më kaq afër Tokës deri në vitin 2125.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment