Test midle sidebar

Home » , , » NASA studion sipërfaqen e Marsit

NASA studion sipërfaqen e Marsit

Written By Info Zone on Saturday, August 18, 2012 | 5:22 AM

Curiosity, sonda që zbriti me sukses në datën 6 gusht mbi sipërfaqen e planetit Mars, nisi një tjetër fazë të misionit të saj. 

Pas dërgimit me sukses për në Tokë të pamjeve mahnitëse nga planeti i kuq, disa prej të cilave NASA i bëri publike, roboti lëvizës i pajisur me kameran që shkencëtarët amerikanë e kanë quajtur “ChemCham”, do të analizojë me rreze lazer përbërjen e gurëve dhe shkëmbinjëve në Mars. 

Shkencëtarët presin që goditjet me lazer të gurit të shkaktojnë nxehtësi në sipërfaqen e tij duke mundësuar analizimin e elementëve përbërës bazë të tij dhe nëse këta elementë përputhen me ato që njihen deri më tani në Tokë.

NASA thotë se ky eksperiment është i një rëndësie të dorës së dytë, më shumë një test për të verifikuar se aparaturat miliona-dollarëshë funksionojnë.
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template