Google në bllogun e vet zyrtar ka deklaruar informatat e reja për projektin e vet të zhvillimit të automobilave që do të munden të lëvizin tërësisht në mënyrë të pavarur nëpër rrugë.
Automobilat që vozisin vetë të kësaj kompanie, që momentalisht janë rreth 12 nëpër rrugë në çfarëdo kohe, kanë kaluar gjithsej më shumë se 480 000 kilometra. Kanë kaluar nëpër kushte të ndryshme klimatike në rrugëtim dhe deri tani nuk ka pasur asnjë aksident trafiku derisa automobili ishte nën kontroll të kompjuterit.
Edhe pse në Google janë të kënaqur me përparimin e deritashëm, theksojnë se si ka mbetur ende mjaft punë. Si sfida të mëdha përmendin vozitjen nëpër rrugë të mbuluara me borë, interpretimin e shenjave të përkohshme në lidhje me punët në rrugë dhe mundësinë e menaxhimit në situata tjera kërkese me të cilat takohen shoferët në rrugë. Po ashtu përmendet se si hap të ardhshëm anëtarët e ekipit për automobilat që vozisin vet do të fillojnë nga një, në vend se në çifte të përdorin automobilat, për detyrat si shkuarja në punë. Ata e marrin kontrollin ndaj automobilit, nëse konsiderojnë si të nevojshme.
Në Google theksojnë se si vozitja me vetëm një anëtar të ekipit është përparësi e madhe meqenëse me këtë gjë tregohet që automobilat që vozitën vet janë edhe një hap më afër aplikimit të përditshëm. Ende nuk ka informata kur automobilat që vozisin vet të Google mund të jenë të gatshëm për aplikim komercial dhe nëse kompania ka ndërmend të licencojë teknologjinë e vet.
0 comments:
Post a Comment