Test midle sidebar

Home » , , » Seks 2 herë në javë, që ta mbani zemrën të re

Seks 2 herë në javë, që ta mbani zemrën të re

Written By Info Zone on Thursday, August 16, 2012 | 3:45 PM

Të bësh seks të paktën dy herë në javë, ul rrezikun e infarkteve në zemër. Kjo është një ndër ato "sakrifica" që duhen bërë për shëndetin.

Seksi në këtë mënyrë, duket se është zgjidhja për ta mbajtur zemrën tuaj të re.

Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët në Institutin e Neu England Research (Massachusetts), të publikuar në gazetën Amerikane të Kardiologjisë, të bërit seks dy herë në javë ul me 45% rrezikun e pësimit të një infarkti në zemër ose zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Hulumtuesit amerikanë kanë përfshirë më shumë se 1.000 burra të moshës mes 40 dhe 70 vjeç, të cilët ishin pjesë e një projekti afatgjatë, i cili filloi në vitin 1987.

Të gjithë pjesëmarrësit u ndoqën për 16 vjet, dhe u pyetën se sa herë kanë pasur marrëdhënie seksuale gjatë javës, muajit dhe vitit.

Testet klinike, të cilëve ata iu nënshtruan, përfshinë edhe kontrollin e shëndetit të zemrës, apo praninë e mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet e këtij studimi treguan se ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kishin më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare se sa ata që në vend të kësaj kanë pasur marrëdhënie seksuale një herë në muaj apo edhe më pak.
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template