Test midle sidebar

Home » , , » Ishulli Ellan Vannin

Ishulli Ellan Vannin

Written By Info Zone on Thursday, August 16, 2012 | 3:44 PM


Ishulli i Njeriut ose Mannin është një territor vet-qeverisës, i cili ndodhet në Detin irlandez. Kreu i shtetit është Mbretëresha e Britaisë së Madhe Elizabeta II, e cila mban titullin Lordi i Njeriut . Kurora përfaqësohet nga një Toger Guvernator. Ishulli nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por marrëdhëniet e jashtme, mbrojtja, dhe qeverisja themelore e Ishulli të Njeriut janë përgjegjësi e saj.

Ishulli ishte vend kelt deri sa ra nën pushtimin e Norsëve më 1079. Kjo ka lënë trashëgimi nga qeveria e Tynwaldit tek shumë emra vendesh. Pas një periudhe të sundimit nga mbretët e Anglisë dhe Skocisë, Manxët ranë nën sundim feudal të Kurorës Angleze. Lordshipi iu dorëzua Kurorës Britanike më 1764 por ishulli kurrë nuk u bë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo e shpjegon pozicionin e saj si Varësi e Kurorës.

Ishulli i Njeriut nuk është pjesë e Bashkimit Europian, por si rezultat i Traktatit të Hyrjes më 1972, aty ekziston lëvizja e lirë e gjësendeve mes dy vendeve.

Flamuri i Ishullit të Njeriut është një triskeleton, emblema e "Tri Këmbëve të Njeriut", në mes të një flamuri të kuq. Tri këmbët bashkohen tek vithet dhe lakohet tek gjunjët Në mënyrë që gishtat e këmbëve të drejtohen në drejtim të orës në të dy anët e flamurit, përdoret një emblemë e dy-anshme.
 
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template