Ndoshta. Hëna e ndërron magnetizmin e tokës. Njerëzit e ndjeshëm nuk mund të flenë në kohën me hënë të plotë, kurse të tjerët në kohën me erë të fortë apo nga depërtimi i fortë i rrezeve të dritës.
Pse aq shumë njerëz flenë keq? Arsyet janë të shumta: shqetësimi, frika, fjalosja, problemet me mjete materiale ose hallet për të ardhmen. Pasoja: as në gjumë nuk mund të pushojmë së menduari. Me këtë stimulohen qelizat nervore në tru, të cilat sinjalizojnë: Kujdes! Zgjohu!
Një e katërta e të gjitha çrregullimeve të gjumit shkaktohet nga sëmundjet: nga dhembjet, nga tensioni i ulët i gjakut, nga çrregullimet hormonale, nga astma ...
Në 70 për qind të rasteve "struktura e fjetjes" gjenetikisht është e kushtëzuar.
Nëse zgjatë më shumë se 4 muaj, mangësia e gjumit ndikon keq te të menduarit, te kreativiteti dhe inteligjenca E zmadhon mundësin e infarktit, ndërsa sistemi imunologjik dobësohet.
Nga mjeku duhet kërkuar ndihmë ai që nuk mund të flejë për gjysmë ore, ai që fle më pak se 6 orë, edhe pse i duhet më shumë gjumë, ai që natën zgjohet së paku dy herë ose ai që zgjohet në orën 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flejë më.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment