Test midle sidebar

Home » , » Femrat e mrekullueshme të Xinjiang-ut (Kinë)

Femrat e mrekullueshme të Xinjiang-ut (Kinë)

Written By Info Zone on Wednesday, August 15, 2012 | 3:59 PM

Xinjiang është me të vërtetë i famshëm në Kinë për femrat e bukura. Konkubina e këndshme, që ishte një nga të preferuarat e Perandorit Qianlong në Dinastinë Qing (1736-1795), vinte nga Xianjiangu. Sharmi i saj dhe aroma e këndshme natyrore dhe speciale demostronin një ëndërr romantike për të gjithë burrat. Ende sot e kësaj dite varri i saj në Kashi tërheq një numër të madh vizitorësh kinez dhe të huaj.

Në shekullin XVI, Amanniso Khan, mbretëresha e mbretërisë Yarkand Khanat, mblodhi dhe ruajti trashëgiminë kulturore muzikore Ugurase. Ajo e zbatoi detyrën e saj si mbretëreshë me inteligjencë dhe maturi. Ajo është kthyer në një simbol të bukurisë dhe mençurisë, ashtu si dhe në një model për t’u ndjekur nga femrat Ugurase.

Sot femrat e Xinjiang, qofshin nga nga qyteti apo nga zonat rurale, nga etnitë Ugur, Kazak, Tajik, Kirkiz apo etni të tjera, të gjitha bashkë janë pjesë e skenës së krahinës së bukurisë dhe sharmit. Vajzat e reja këtu, ndonëse tipike të ndrojtura dhe të rezervuara, shpesh i përshëndesin njerëzit me buzëqeshje të ngrohtë dhe të sinqertë. Ato janë jo vetëm të bukura, mikpritëse dhe këngëtare e valltare të mira, por, gjithashtu, reflektojnë virtyte tradicionale, janë të zellshme, respektojnë të moshuarit dhe kujdesen për më të vegjlit.

Duke punuar dhe jetuar në një vend me shumë pak të ardhura, krahasuar me zonat e tjera të zhvilluara të Kinës, shumë femra të Xinjiang, prapseprap, u duhet të punojnë shumë për të realizuar qëllimet dhe ëndrrat e tyre. Dhe ato janë shumë të kënaqura kur objektivat e tyre përmbushen.

Rena, një vajzë e re shumë e bukur nga Ugur, është tashmë duke punuar në Pekin si fotomodele. Katër vjet më parë, ajo filloi punën si fotomodele në një nga stacionet më të famshme televizive kineze ËTV. Tani ajo ka një kontratë si modele me një kompani të njohur në këtë fushë, me qendër në Pekin. Kështu, ajo merr pjesë në shumë sfilata të rëndësishme mode, gjithashtu bën reklama për firma shumë të njohura kineze dhe të huaja
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template