Të shprehësh dashurinë është e rëndësishme dhe sigurisht që ju e dini, por është e rëndësishme se si e bëni këtë gjë. Mendoni për gjëra të reja dhe jo tipike.
Mënyra kreative për të shprehur dashurinë
Një letër dashurie
Një letër dashurie është mënyra më e mirë për t’i treguar të dashurit tuaj se sa e doni. Shkruani të gjitha arsyet se pse ju e dashuroni ate dhe gjithashtu disa fraza të goditura romantike.
Bëni një video
Bëni një video për të dashurin tuaj që të jetë një kujtim i paharrueshëm për të. Nuk do u hante shumë kohë sepse mund të bëhet me një program të thjeshtë në kompjuterin tuaj, mjafton të bashkoni në një disa video tuaja dhë një muzikë romantike :)
Surpriza në shtëpi
Ndërsa i dashuri juaj është jashtë, gjeni mënyrën për të hyrë në shtëpinë e tij dhe ndryshoni të gjithë pamje. Mobiloni bukur shtëpinë dhe bëjini gati një darkë të shishme. Jini të kujdesshme që dekorimi të jëtë sipas shijes së tij, jo tuajës.
Gjueti dashurie
Me siguri që ju i dini gjithçika pëlqen i dashuri juaj. Fshihni disa surpriza nëpër shtëpi, oborr apo qoftë edhe diku nëpër qytet. Më pas jepini ndihmë atij për të gjetur suprizat. A nuk do ishte diçika e bukur që do të bënit së bashku?
Mos harroni, këto këshilla do ju ndihmojnë vetëm nëse i zbatoni si duhet. I dashuri i juaj do mbushet plot me emocione nga suprizet. Do u duhet pak kohë për t’i përgatitur, por ia vlen apo jo?
Mënyra kreative për të shprehur dashurinë
Written By Info Zone on Sunday, August 12, 2012 | 3:23 PM
Labels:
Curiosity,
Health,
News,
Self-Styled
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment