Test midle sidebar

Home » , , » 5 gjërat për të cilat njerëzit pendohen para vdekjes !!!

5 gjërat për të cilat njerëzit pendohen para vdekjes !!!

Written By Info Zone on Friday, August 17, 2012 | 6:02 AM


Infermierja Bronnie Ware, e cila gjatë tërë jetës ka punuar si infermiere në një spital në Australi, ka shkruar një libër me eksperiencat e saj me pacinetët në fund të jetës së tyre. Ja pesë "pishmanlliqet" kryesore:

1. "Sikur të kisha kurajon që të jetoja jetën duke u munduar të realizoja idealet e mia". Sipas Ware, shumica e njerëzve në fund të jetës e shohin që nuk kanë arritur shumicën e synimeve.

2. "Sikur të mos kisha punuar aq shumë". Shumica e burrave pendohen për faktin që nuk ju kanë ndarë shumë kohë familjes dhe miqve.

3. "Sikur të kisha arritur të shprehesha ashtu siç ndjeja". Shumica e njerëzve, për të ruajtur marrëdhëniet e mira me të tjerët, shtypin ndjenjat dhe kjo ju ngel fiksim.

4. "Sikur të kisha vazhduar marrëdhëniet e mira me miqtë". Vetëm kur vjen vdekja, njerëzit e kuptojne se duke u fokusuar së tepërmi në jetën e tyre personale, ata harrojnë miqtë. Sipas Ware, pak para vdekjes, njerëzit më shumë i merr shumë malli për shokët e vjetër.

5. "Sikur ti kisha dhënë vetes mundësi për të qenë më i lumtur". Shumica e njerëzve, në fund të jetës e kuptojnë se lumturia në fakt është një zgjedhje. Dhe shumica pendohen për zgjedhjet e tyre.
 
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template