Jo shumë ndryshe në pamje nga 6,por i bukur. Edhe pse kemi pritur se
Golfi i ri për herë të parë do të prezantohet në Panairin e veturave në
Paris, kjo veturë do të ketë premierën botërore më 4 shtator në një
ngjarje të veçantë në Galerinë Kombëtare të arteve moderne në Berlin.
Këtë lajm e ka lansuar e përditshmja gjermane Wolfsburger Allgemeine
Zeitung, ndërkaq përveç ndryshimit të datës në prezantimin e gjeneratës
së shtatë te modelit popullore të Volkswagenit, fazat tjera nga fabrika
deri te blerësi kanë mbetur ende të paqarta.
Kështu që prodhimi i Golfit të ri do të filloj në gusht në fabrikat e
Volkswagenit në Volfsburg Cvikau në Gjermani, ndërsa veturat e para do
të paraqiten në shitje në nëntorit të vitit 2012.
Disa fotografi që kanë rrjedhur deri tash paralajmërojnë se versioni i
ri i Golfit, sa i përket dizajnit të jashtëm, do të jetë i ngjashëm me
gjeneratat paraardhëse. Ajo çfarë është plotësisht e re, është platforma
MQB me të cilën Volkswageni e fillon një epokë të re në prodhimin e
veturave nga grupi i tij, ngjashëm si Audia e re A3 dhe Seat Leoni.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment