Një femër në moshë të re ka pësuar zhgënjim dashurie dhe e ka parë vazhdimin e jetës gri, ndaj ka vendosur që t’i japë fund jetës. Për këtë, duke qenë aktive në faqen e saj të rrjetit social Facebook, në status ka njoftuar pak a shumë atë që kishte ndarë mendjen të bënte.
Pasi ka shkruar në status: “, është shtrirë në krevat dhe ka gëlltitur një sasi të madhe medikamentesh
Shënimi në status është parë mbrëmjen e djeshme nga një vajzë, mike e saj, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Por shoqja e të resë nuk e dinte ku banonte vajza. Përmes lundrimit në të dhënat personale të vajzës në Facebook, të shfrytëzimit të të dhënave të identifikimit satelitor dhe lokalizimit që Facebook ofron, ata me shpejtësi arritën të gjejnë vendndodhjen e vajzës.
Një grup policor ka shkuar në banesën e të resë, qyteti Tarquinia, provincë e Viterbo, Itali dhe ka shpërthyer portën e jashtme.
Vajza është gjetur në shtrat pa ndjenja. Në pritje të ardhjes së ambulancës, policët kanë kryer frymëmarrje artificiale duke e mbajtur në jetë viktimën e flijimit. Pas dërgimit në spital, ajo është jashtë rrezikut.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Hi there, I found your website by way of Google while searching for a comparable matter, your web site got here up, it seems to be good. I've bookmarked it in my google bookmarks. Ranjang Pasien
ReplyDelete