Mali i Zi është habitur këto ditë me historinë e një djaloshi 8 vjeçar, që vidhte para dhe më pas ua jepte ato njerëzve në nevojë.
Policia në Mal të Zi është surprizuar kur ka zbuluar se personi që kishte vjedhur mbi 2 mijë euro ishte një vogëlush 8 vjeçar, raporton Balkan Insight.
Djaloshi i tha policisë së ka bërë katër vjedhje brenda pak ditësh dhe paratë ua ka dhënë njerëzve në nevojë.
Që kur lajmi u bë publik, një grua në mesomoshë kërkoi që të adoptonte këtë ‘Robin Hood’ të vogël.
Ajo tha se ai nuk është kriminel.
“Nëse ai ka pasur një ndërgjegje se të varfrit kanë nevojë për para, dhe nëse ka bërë atë që ka bërë pa ndikimin e të tjerëve, atëherë unë them se ky është akt pozitiv,” tha gruaja.
Ajo tha se do i japë mundësi vogëlushit për një fëmijë normale dhe të shëndetshme.
Megjithatë ajo nuk e zbuloi identitetin për shkak se ekziston mundësia që pas vjedhjeve mund të ketë edhe ndonjë mashtrim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment