Microsoft njoftoi se Windows 8 është lëshuar në prodhim më herët këtë javë, por derisa përdoruesit po presin publikimin më 15 Gusht, një postues blogu ka arritur të instaloj dhe të dokumentoj një tutorial për Metro Start Screen të ri.
Në versionin e fundit që u dërgohet prodhuesve të PC, Microsoft ka shtuar një udhëzim që shfaqet gjatë instalimit të Windows 8 i cili është dizajnuar ashtu që të theksoj një “mënyrë të re të përdorimit të Windows.”
Duke pasur parasysh brengosjen rreth përdorimit të pullës së zhvendosur Start, udhëzimi i Microsoft fillon duke demonstruar mënyrën e zvarritjes nga një skaj i monitorit për të zbuluar shiritin “charms”. Këndet “e ngrohta”, për qasje në shiritin “charms” dhe çelësi i aplikacioneve, gjithashtu shfaqen gjatë tutorialit të shkurtër.
Me sa duket, ky tutorial do të jetë përvojë standarde për çdo kopje të Windows 8, duke lejuar që Microsoft t’i mësoj përdoruesit si të përdorin ndërfaqen e re para se të shfaqet Metro Start Screen i tyre.
Ky udhëzim mund të zbus shqetësimet se përdoruesit tradicional të Windows mund të humbin rrugën me zhvendosjen e pullës Start, por meritat e Metro në një PC të udhëhequr nga tastiera dhe miu, me siguri do të diskutohen shumë gjatë muajve të ardhshëm derisa po afrohet data e vënjes në qarkullim të përgjithshëm më 26 Tetor.
Një gjë është e sigurt, Microsoft është i gatshëm të mësoj botën si duhet përdorur Windows 8.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment