Do të ishte një surprizë jo e këndshme për cilindo person nëse porosia do të ishte ngatërruar.
Të gjithë sigurisht do të çuditeshim nëse do të kishim porositur një televizor e në shtëpi do të na vinte një arsenal armësh luftarake, dhe do të bënim të njëjtën mimikë fytyre si personit që i ka ndodhur në të vërtetë kjo ngjarje
Muzikanti 38-vjeçar, Seth Horvitz porositi online një televizor për të arreduar shtëpinë e tij të re në Washington.
Madje ka bërë edhe pagesën online të televizionit që kushtonte 320 dollarë.
Me të vërtetë një televizor i bukur, por për fatin e tij të keq ai nuk mbërriti kurrë në shtëpinë e tij.
Por jo sepse pakoja kishte humbur, por sepse diçka tjetër ndodhej në kutinë ku duhej të ishte televizori.
“Në fakt kutia prej kartoni ishte tepër e vogël nga ajo që kisha parashikuar të vinte në shtëpi, edhe fillimisht mendova se brenda saj ndodheshin vetëm aksesorët e televizorit”, është shprehur 38-vjeçari.
Por kur e ka hapur kutinë ka ndodhur surpriza, brenda ndodhej një pushkë e tipit Sig Sauer 716, një nga ato armë ushtarake që ushtarët amerikanë i përdorin në luftë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment