Test midle sidebar

Home » » Vendimi i gjykates: Te mbyllet Facebook per 24 ore!

Vendimi i gjykates: Te mbyllet Facebook per 24 ore!

Written By Info Zone on Tuesday, August 14, 2012 | 8:47 AM

Facebook është bërë pjesë e jetës sonë, duam apo nuk duam ta pranojmë. Nëse këtë lajm e gjeni të publikuar në fb, do të thotë që edhe ju jenë pjesë e klubit. Por, a e imagjinoni dot që të rrini 24 orë pa Facebook?!
E pra, kjo gjë mund të ndodhë dhe shkaktar do të bëhet një politikan brazilian!
Që ta marrim më shtruar, një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në qytetin Santa Catalina në Brazil. Komentet fyese në një faqe fb, kanë irrituar jashtë mase një politikan, i cili menjëherë i është drejtuar gjykatës braziliane dhe i ka kërkuar mbylljen e këtij rrjeti të famshëm social (!).
Mesa duket gjykatësi që shqyrtoi çështjen, nuk do të ketë pasur Facebook, ndaj dhe urdhëroi që faqja të pezullohej 24 orë në të gjithë territorin. Avokatët e Facebook nuk kanë rënë aspak dakord me këtë vendim. Ata jo vetëm që nuk e kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, por janë ankimuar për këtë vendim. Madje FB iu vu edhe një gjobë prej 25 mijë dollarësh. Por Gjykata e Lartë i rrëzoi këto vendime dhe rrjeti i famshëm social nuk u mbyll.
Vendimi i Gjykatës së Lartë lumturoi 38 milion brazilianë që përdorin fb për të komunikuar.
Urojmë që të mos i drejtohet gjykatës ndonjë prej politikanëve tanë. Mund të rrimë pa ujë, pa drita, por jo edhe pa Facebook!
Share this article :

0 comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template