Për një muaj, ‘veza’ spektakolare prej druri dhe çeliku e ndërtuar në lartësinë 3,835 metra në Malin e Bardhë, do të jetë gati të presë alpinistët e parë: pas dy vjetëve punë që u desh
për ndërtimin e saj, streha ‘Goûter’ do të hapet më gusht 30 dhe do të inaugurohet zyrtarisht me një ceremoni më 7-8 shtator.Çdo vit, rreth 20 mijë njerëz i ngjiten Malit të Bardhë dhe funksioni i saj do të jetë të mirëpresë kryesisht alpinistët, por edhe njerëzit e thjeshtë që mund të shijojnë një pamje magjepsëse nga lartësia marramendëse e Malit të Bardhë. Prenotimet do të bëhen përmes disa sajteve të posaçme në internet, duke qenë se kapaciteti i strehës është për 120 deri në 120 shtetër.
Streha e ndërtuar në majën më të lartë në Europë mbete ajo që gjendet në lartësinë 4.554 metra në Malin e Kuq, por ‘Goûter’ thyen të tjera rekorde sa i përket strukturës së saj shumë moderne, teksa pjesa e brendshme është e veshur e gjitha me dru, në mënyrë që të ruajë thatësirën, ndërsa pjesa e jashtme përbëhet nga çelik shumë i fortë, i aftë t’i rezistojë erërave të fuqishme deri në 240 km/h.
Sipas projektuesve të saj, forma vezake është bërë posaçërisht për të shmangur agjentët atmosferikë, që janë të pamëshirshëm në lartësitë marramendëse të Malit të Bardhë. Ndërkohë që streha e vjetër ekzistuese, e cila është ndërtuar në vitet ’60 dhe ndodhet rreth 200 metër larg së resë konsumonte me tonelata karbon në vit për të mikpritur alpinistët, e reja është e pajisur me elektricitet, ngrohje dhe ujë të bollshëm, duke të ofruar luksin e një hoteli.
Streha e re në majën e Malit të Bardhë ka kushtuar 6, 5 milionë euro dhe është ndërtuar nga qeveria franceze me fonde të BE.
0 comments:
Post a Comment