Test midle sidebar

Pages

Powered by Blogger.

Latest Post

Caji i mali dhe vetit kuruese te tij.

Written By Info Zone on Thursday, August 16, 2012 | 3:49 PM

Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.

Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant.

Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.

S. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.

Sinjali i kuq,4700 asteroidë mund të godasin Tokën


Janë plot 4700 asteroidë që mund të godasin Tokën. Ky përfundim vjen nga NASA, falë satelitit Wise, me të cilin ka mundur të evidentojë asteroidet. Sateliti u lëshua në vitin 2009 në hapësirë, për të evidentuar rreziqet që mund t’i kanosen planetit tonë. Ekspertët thonë se nëse Toka goditet nga këto asteroide, mund të shkaktohen dëme të paimagjinueshme. NASA në fakt është duke punuar që të bëjë të mundur, që në një të ardhme të afërt, të bëjë të mundur devijimin e asteroideve. Ky objektiv mund të realizohet brenda vitit 2020, kur dhe do të ndërmerret një mision i tillë.
 

Nga se vdesin më shumë njerëzit në botë? 20 arsyet kryesore !


Cilat mund të jenë shkaqet më të mundshme për të cilat njerëzit i thonë lamtumirë kësaj bote? Raporti i “Këshillit Kombëtar të Sigurisë", një organizatë amerikane për shëndetin publik, duke analizuar statistikat, ka siguruar një listë të shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë. Ja cilat janë 20 prej tyre, sipas renditjes:

20. Goditja nga rrufeja. 1 vdekje në 81.701.

19. Thumbi nga bleta apo grenzat. 1 vdekje në 62.950.

18. Nga Stuhia. 1 vdekje në 51.199.

17. Nga të nxehtit e madh. 1 vdekje në 6.174.

16. Aksident me armë zjarri. 1 i vdekur në 5.981.

15. Aksident ajror. 1 i vdekur në 5.862.
14. Aksident me biçikletë. 1 i vdekur në 4.147.

13. Zjarret. 1 i vdekur në 1235.

12. Mbytjet. 1 i vdekur në 1.073.

11. Aksident me motor. 1 i vdekur në 802.

10. Goditje me makinë. 1 i vdekur në 623.

9. Vrasje me armë. 1 i vdekur në 300.

8. Aksident fatal me makinë. 1 i vdekur në 272.

7. Rëniet. 1 i vdekur në 184.

6. Helmimi aksidental. 1 i vdekur në 139.

5. Plagët e vetë-shkaktuara. 1 i vdekur në 115.

4. Aksident trafiku. 1 i vdekur në 85.

3. Infarktet. 1 i vdekur në 28.

2. Tumoret. 1 i vdekur në 7.

1. Sëmundjet kardiake. 1 i vdekur në 6.

Seks 2 herë në javë, që ta mbani zemrën të re

Të bësh seks të paktën dy herë në javë, ul rrezikun e infarkteve në zemër. Kjo është një ndër ato "sakrifica" që duhen bërë për shëndetin.

Seksi në këtë mënyrë, duket se është zgjidhja për ta mbajtur zemrën tuaj të re.

Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët në Institutin e Neu England Research (Massachusetts), të publikuar në gazetën Amerikane të Kardiologjisë, të bërit seks dy herë në javë ul me 45% rrezikun e pësimit të një infarkti në zemër ose zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Hulumtuesit amerikanë kanë përfshirë më shumë se 1.000 burra të moshës mes 40 dhe 70 vjeç, të cilët ishin pjesë e një projekti afatgjatë, i cili filloi në vitin 1987.

Të gjithë pjesëmarrësit u ndoqën për 16 vjet, dhe u pyetën se sa herë kanë pasur marrëdhënie seksuale gjatë javës, muajit dhe vitit.

Testet klinike, të cilëve ata iu nënshtruan, përfshinë edhe kontrollin e shëndetit të zemrës, apo praninë e mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet e këtij studimi treguan se ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kishin më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare se sa ata që në vend të kësaj kanë pasur marrëdhënie seksuale një herë në muaj apo edhe më pak.

Ishulli Ellan Vannin


Ishulli i Njeriut ose Mannin është një territor vet-qeverisës, i cili ndodhet në Detin irlandez. Kreu i shtetit është Mbretëresha e Britaisë së Madhe Elizabeta II, e cila mban titullin Lordi i Njeriut . Kurora përfaqësohet nga një Toger Guvernator. Ishulli nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por marrëdhëniet e jashtme, mbrojtja, dhe qeverisja themelore e Ishulli të Njeriut janë përgjegjësi e saj.

Ishulli ishte vend kelt deri sa ra nën pushtimin e Norsëve më 1079. Kjo ka lënë trashëgimi nga qeveria e Tynwaldit tek shumë emra vendesh. Pas një periudhe të sundimit nga mbretët e Anglisë dhe Skocisë, Manxët ranë nën sundim feudal të Kurorës Angleze. Lordshipi iu dorëzua Kurorës Britanike më 1764 por ishulli kurrë nuk u bë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo e shpjegon pozicionin e saj si Varësi e Kurorës.

Ishulli i Njeriut nuk është pjesë e Bashkimit Europian, por si rezultat i Traktatit të Hyrjes më 1972, aty ekziston lëvizja e lirë e gjësendeve mes dy vendeve.

Flamuri i Ishullit të Njeriut është një triskeleton, emblema e "Tri Këmbëve të Njeriut", në mes të një flamuri të kuq. Tri këmbët bashkohen tek vithet dhe lakohet tek gjunjët Në mënyrë që gishtat e këmbëve të drejtohen në drejtim të orës në të dy anët e flamurit, përdoret një emblemë e dy-anshme.
 

Në Facebook, tani e tutje jo më foto fëmijësh

‘Lamtumirë’ fotove të fëmijëve në Facebook.

Në rrjetin e njohur shoqëror të rrjetit, ato do të jenë të mirëpritura si fotografi të qenve, maceve, apo dhe kafshëve të të gjitha llojeve.

Kështu, tridhjetë e tre amerikanë kanë lançuar kohët e fundit aplikimin e zëvendësimit të fotografive të foshnjave dhe fëmijëve nga Facebook, me foto të kafshëve të ndryshme.

Programi quhet Unbaby.me dhe i nisur javën e kaluar, deri tani ka marrë tashmë mbi 50.000 aplikime.

E kjo ka demonstruar faktin se shumë përdorues janë të lodhur në fakt të shohin foto të postuara nga shokët duke parë sesi fëmijët e tyre hanë, lahen apo festojnë ditëlindjen.


Të tre krijuesit e aplikimit, mësohet se mbajnë emrat Yvonne Cheng, Chris Baker dhe Marquis Pete.

Evolucioni i qiellgervishteseve te New York-ut.

Evolucioni i qiellgervishteseve te New York-ut.
Ky eshte nje imazh interesant i evoulimit te qiellgervishteseve te New York-ut nga viti 1879-2013 kur One World Trade Center do te kete perfunduar.New York eshte quajtur si vendi me qiellgervishteset me te medha ne bote, ku kandidatet e tjere jane edhe Hong Kong,Cikago, Singapor.

Një ‘Robin Hood’ 8 vjeçar mahnit Malin e Zi

Mali i Zi është habitur këto ditë me historinë e një djaloshi 8 vjeçar, që vidhte para dhe më pas ua jepte ato njerëzve në nevojë.

Policia në Mal të Zi është surprizuar kur ka zbuluar se personi që kishte vjedhur mbi 2 mijë euro ishte një vogëlush 8 vjeçar, raporton Balkan Insight.

Djaloshi i tha policisë së ka bërë katër vjedhje brenda pak ditësh dhe paratë ua ka dhënë njerëzve në nevojë.

Që kur lajmi u bë publik, një grua në mesomoshë kërkoi që të adoptonte këtë ‘Robin Hood’ të vogël.

Ajo tha se ai nuk është kriminel.

“Nëse ai ka pasur një ndërgjegje se të varfrit kanë nevojë për para, dhe nëse ka bërë atë që ka bërë pa ndikimin e të tjerëve, atëherë unë them se ky është akt pozitiv,” tha gruaja.

Ajo tha se do i japë mundësi vogëlushit për një fëmijë normale dhe të shëndetshme.

Megjithatë ajo nuk e zbuloi identitetin për shkak se ekziston mundësia që pas vjedhjeve mund të ketë edhe ndonjë mashtrim.
 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Your News Site - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Premium Blogger Template